Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid-19, mjekët zbulojnë tre zonat e rrezikshme në Tiranë

Covid-19, mjekët zbulojnë tre zonat e rrezikshme në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilloi dje një takim me epidemiologë për të diskutuar në lidhje me situatën në vend për shkak të koronavirusit.

Mjekët bënë me dije se rastet me virus janë përqendruar kryesisht në zonat rurale dhe lagjet e Tiranës, ndërsa pandemia sipas tyre është përhapur me rinisjen e eventeve, ku marrin pjesë shumë njerëz.  Ata kanë zbuluar edhe tre vatrat e nxehta në Tiranë. 

 “Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur ajo që thatë edhe ju që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku deri diku edhe tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen e fashës orare, sidomos për eventet; ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjesë grumbullime të rinj{“, theksuan mjekët.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa 120 raste të reja janë konfirmuar me Covid.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore