Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid-19/ Manastirliu: Po përgatitemi për çdo skenar, ja kur do përdoren spitalet rajonale

Covid-19/ Manastirliu: Po përgatitemi për çdo skenar, ja kur do

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga Spitali i Fierit ka deklaruar se sistemi shëndetësor po përgatitet për çdo skenar, për të përballuar epideminë e shkaktuar si pasojë e COVID-19, duke përfshirë edhe spitalet rajonale.

Manastirliu tha se nëse do të tejkalohet numri i pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID-19, që do të marrin trajtim në spitalet e dedikuara COVID, po forcohen kapacitetet në spitalet rajonale, me qëllim ofrimin e shërbimit edhe në këto spitale.

“Ne kemi filluar tashmë dhe kemi bërë realitet forcimin e kapaciteteve të terapive intensive edhe në spitalet rajonale, në mënyrë që të fillojmë parapërgatitjet, që të mundemi të jemi gati edhe në rastet kur mund të kemi një rritje të numrit të pacientëve në spitalet tona, kur do të tejkalohet numri i 500 pacientëve të planifikuar për t’u trajtuar në 4 spitalet Covid, që janë të destinuara, sipas një plani të mirëstrukturuar dhe skenarëve që tashmë ne i kemi të planifikuar, edhe spitalet rajonale të mundet të trajtojnë rastet.

Për këtë qëllim ne kemi vijuar pajisjen me setet e nevojshme të aparaturave, për urgjencën dhe reanimacionin, që përfshin monitorë të matjes së parametrave vitalë të pacientit, respiratorë apo aspiratorë, shiringa elektrike, EKG”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se qeveria shqiptare do të vijojë me transformimin e sistemit shëndetësor dhe mbështetjen për mjekët dhe infermierët, nëpërmjet rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës. 

“Mbështetja për mjekët dhe infermierët nuk do të mungojë. Ky është prioritet, ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, për të vijuar mbështetjen maksimale qoftë nëpërmjet rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, qoftë nëpërmjet bonuseve, qoftë nëpërmjet mbështetjes për krijimin e kushteve më të mira të punës.

Ashtu sikurse e kemi treguar në këto vite, kemi përmirësuar rrënjësisht sistemin shëndetësor në çdo spital, në çdo qendër shëndetësore. Patjetër që mbetet ende shumë për të bërë. Sepse ashtu siç e gjetëm shëndetësinë ku spitalet ishin thjesht godina të amortizuara, tashmë janë bërë me të vërtetë qendra që ofrojnë shërbime, por të cilat gjithmonë kanë nevojë për t’u përmirësuar edhe më shumë”, tha Manastirliu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore