Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid-19, frikë në Kadastrën e Durrësit/ 2 punonjëse s’janë paraqitur në punë, stafi ndjehet i rrezikuar

Covid-19, frikë në Kadastrën e Durrësit/ 2 punonjëse

Punonjësit e Kadastrës së Durrësit gjenden sërish nën frikën e infeksionit nga SARS-CoV-2.

Prej dy ditësh, dy punonjëse të ASHK-së në Durrës nuk janë paraqitur në punë, për shkak të problemeve shëndetësore dhe infektimit të familjarëve të tyre me koronavirus. Kjo situatë ka krijuar tension te disa nga punonjësit e tjerë të Kadastrës, të cilët ndjehen të rrezikuar. Pavarësisht situatës me dy punonjëset, Kadastra dhe punonjësit e tjerë vijojnë të jenë në punë.

Në fillim të muajit qershor, Kadastra e Durrësit mbylli dyert, pasi u konstatuan të paktën 2 raste pozitive mes punonjësve të saj. Pas kësaj, punonjësit e tjerë të Kadastrës që iu nënshtruan dhe testit të tamponit u vetëkarantinuan, si masë mbrojtëse për mospërhapjen e mëtejshme të virusit. /Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore