Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rreziqet e maskave artizanale dhe ato me valvul, flet eksperti Dasho

Rreziqet e maskave artizanale dhe ato me valvul, flet eksperti Dasho

Në Shqipëri vendosja e maskës me detyrim në ambientet e mbyllura është sanksionuar me ligj, por pak kush e di se cilat maska duhet të përdorim me qëllim që të mbrohemi sa më mirë nga virusi Covid-19.

Specialisti i shëndetit publik, Erjon Dasho, në një intervistë për gazetën “Shqip”, shpjegon dilemat që kanë sot qytetarët, teksa shifrat e të infektuarve nga koronavirus janë në rritje.

Cilat maska rekomandohet të përdoren në përditshmëri, për tu mbrojtur nga virusi Covid-19?

Maska që rekomandohet për tu përdorur është maska një përdorimshme, ose sic quhet ndryshe maska kirurgjikale që përdoret rëndom. Këto maska e kanë efektin e përdorimit disa orë dhe vetëm një herë. Kjo maskë ka kosto të ulët dhe ripërdorimi nuk rekomandohet.

Por në rastet kur duan të përdoren më shumë se një herë, ato duhet të hiqen me duar të dezinfektuara dhe të vendosen në qese letre, pasi ajo plastike e dëmton.

Në qoftëse të tjerë nuk kanë mundësi ti blejnë maskat, mund të përdorin maskat artizanale që prodhohen në kushte shtëpie. Ato duhet të prodhohen në 3 shtresa, por duhet të alternohen me dy shtresë pambuku dhe një shtresë mëndafshi që të rrisin mbrojtjen nga virusi.

Në rastin e maskave shumëpërdorimshme, artizanale, mbrojtja është shumë më e ulët ndaj duhet të respektohet distanca fizike.

Si duhet bërë higjienizimi i tyre?

Higjienizimi i maskës artizanale realizohet përmes larjes dhe në disa raste rekomandohet dhe hekurosja.

Ndërsa higjienizimi i maskës njëpërdorimshe nuk rekomandohet megjithatë në rastet kur përdoret disa herë, ka protokolle të caktuara që mjekët përkatës duhet ti hartojnë dhe ti rekomandojnë në komitetin e ekspertëve dhe më pas t’ia rekomandojnë qytetarëve.

Cfarë rreziqesh sjell në shëndet, mosmbajtja korrekt e tyre?

Maska që nuk mbulon hundën e gojën apo mbahet në mjekër, nuk ofron asnjë mbrojtje. Është njësoj sikur të mos ketë maskë fare.

Po përdorimi i maskave me valvul a është e rekomandueshme?

Maska me valvul mbron vetëm personin që e mban maskën por jo të tjerët në mjedis. Parimi i maskës sot ka në bazë solidaritetin, pra, “Unë kam maskën për të mbrojtur të tjerët dhe të tjerët kanë maskë për të më mbrojtur mua”, ndaj kjo maskë s’ka vlerë sepse thyen parimin e solidaritetit. Ndaj rekomandohet që maskat që mbajmë të jenë maska pa valvul sepse ofrohet mbrojtja maksimale për të gjithë komunitetin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore