Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Covid-19 aktivizon sindromën e rrallë dhe fatale për fëmijët”

“Covid-19 aktivizon sindromën e rrallë dhe fatale për

Gjithnjë e më shumë nëpër botë, po vërtetohet se Covid-19 ka "aktivizuar" dhe shumë sindroma të tjera të cilat ndeshen shumë rrallë tek pacientët. Më herët kemi folur për një rishfaqje dhe shtim të rasteve  të sindromës Kavasaki tek fëmijët e prekur nga Covid-19, raste të identifikuara më së shumti në Britaninë e Madhe.

Por kohët e fundit po flitet për një sindromë edhe më të rrezikshme, të quajtur sindroma inflamatore multi-sistem te të miturit (MIS-C ose PIMS). Ajo mund të ndodhë te fëmijë që kanë pasur simptoma të lehta të Covid-it, ose kanë qenë asimptomatikë.

Dr.Gjeorgjina Kuli-Lito, Shefja e Infektivit të Pediatrisë, Tiranë dhe Shefe e departamentit të pediatrisë në spitalin Hygeia tha se këto raste të sindromës së rrallë janë shfaqur kryesisht tek ata fëmijë që kanë probleme me imunitetin ose kur sëmundja e Covid neglizhohet dhe nuk trajtohet".

“As sindroma e Kavasakit apo ajo inflamatore multi-sistem nuk janë të reja, por që janë të njohura prej kohësh. E dihet që shumë organizma si fëmijët ashtu edhe të rriturit mund të reagojnë në situata të veçanta, kur ka një përgjigje inflamatore të ekzagjeruar nga organizmi”, tha ajo teksa ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Wake Up”.

Sindroma inflamatore multi-sistem është një përgjigje inflamatore e gjithë organeve dhe sistemeve të organizmit, kur ky bie në kontakt me një bakter më shumë. Por ajo që është e re në gjithë këto që janë dhënë, është që edhe Covid-19 që është virus, është shkaktar i një përgjigje të tillë”, tha Kuli-Lito.

Kjo e fundit tha se jo të gjithë fëmijët e prekur me Covid-19 mund të kenë probleme, kjo varet nga imuniteti i tyre. Gjithashtu ajo dha edhe një rast në Shqipëri ku një fëmijë rreth 12 vjeç ka patur përgjigje multi sistemike.

"Fëmijë i pa sëmurë më para. Shenjat e para nuk na çuan te Covid-19. Por përfshirja e mushkërimeve, rezultoi më pas i prekur nga koronavirusi. Ai e kaloi e tani është mirë", u shpreh shefja e Infektivit të Pediatrisë.

Sipas profesionistëve të shëndetësisë, kjo sëmundje përshkruhet si shumë e rrezikshme por edhe frikshme. Neo-natologu Alvaro Moreira i Qendrës së Shkencës Shëndetësore të Universitetit të Teksasit në San Antonio thotë se “Fëmijët mund të duken të shëndetshëm, nuk kanë shenja të sëmundjes edhe nëse nuk dihet se kanë qenë të sëmurë, dhe pastaj, disa javë më vonë, nisin në trup procese inflamatore”.

Këto procese mund të ndodhin në zemër, mushkëri, veshka, tru, lëkurë, sy dhe më shumë, me shenja që të kujtojnë sëmundjen Kavasaki apo sindromën e shokut toksik -vetëm se MIS është edhe më keq. Moreira dhe ekipi i tij gjetën 40 studime që përfshinin 662 fëmijë me sëmundjen, e cila mund të jetë edhe vdekjeprurëse.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore