Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

CNN:Covid 19, mund të jetë një sëmundje e zgjatur edhe për të rinjtë!  

CNN:Covid 19, mund të jetë një sëmundje e zgjatur edhe

Covid-19 mund të jetë një sëmundje e zgjatur, edhe mes të rinjve thonë ekspertë të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Tridhjetë e pesë përqind e personave të pyetur prej saj thanë që ata ende nuk ishin rikthyer në gjendjen e mëparshme shëndetësore edhe dy apo  tre javë pasi kishin dalë pozitivë.

CDC intervistoi 292 persona të infektuar nga Covid-19 e që kishin marrë trajtim ambulatory nga 15 prilli deri në 25 qershor. Intervistat u kryen 14 deri në 21 ditë pasi njerëzit kishin bërë testin. Prej tyre, 94% thanë se kishin pasur të paktën një simptomë të sëmundjes kur kishin shkuar të bënin testin.

Mesatarisht, raportuan 7 nga 17 simptoma që janë identifikuar për koronavirusin. Ankesa kryesore ishte lodhja, e pasuar nga kolla dhe dhimbja e kokës. 43% e atyre që kishin vuajtur gjatë prej sëmundjes thanë se kishin kollë, 35%  se ndiheshin të lodhur, dhe 29% se kishin marrje fryme.

Mosha duket se luante rol sesa sëmurë ndiheshe edhe disa javë pas testimit pozitiv. Shumica e personave mbi 50% kishin pasur shenja të zgjatura të sëmundjes, por edhe tek moshat më të reja, nga 18 deri në 34 vjeç, 26% thanë se ende kishin simptoma. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore