Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Certifikata e vaksinimit sipas BE/ "Jo Bill Gates, jo George Soros,,,", Rama jep paralajmërimin e fortë për studentët e administratën

Certifikata e vaksinimit sipas BE/ "Jo Bill Gates, jo George

Certifikata e vaksinimit që marrin shqiptarët, pas dy dozave, mund të njihet së shpejti nga sistemi i Bashkimit Evropian.

Kështu tha kryeministri Edi Rama, gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësorë nr 1 në Tiranë.

“Rritet interesi për vaksinimin AntiCovid gjatë muajit të hapur të vaksinimit masiv, teksa po punohet për njohjen së afërmi të Çertifikatës së Vaksimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Rama tha se “Kontrolli Mjekësor Bazë, eshte një tjetër program i shëndetit publik, qe ka rifilluar në çdo qendër shëndetësore, shumë i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-Covid.

Ai ka bërë të ditur se studentët, profesorët e mësuesit nuk do të lejohen në auditore nëse nuk janë të vaksinuar. Të njëjtin kusht penalizues Rama edhe dha edhe për punonjësit e administratës.

"Mos vaksnimi të çon deri në vdekje, tjetra që është shumë e rëndësishme të përsëritet, studentët që nuk vaksinohen nuk do t ëhyjnë në auditore. E njëjta gjë vlen për mësuesit e pedagogët e administratët. Nuk mund të jetë një histori lufte me mullinjtë e erës", tha Rama.

Më tej ai sthoi se "Protestën ndaj shkencës marrëzinë në raport me realitetin, e mira është vaksinohesh se të mbron jetën e në fund të ditës nuk mund të bëhesh kërcënim për të tjerët. Kemi bërë shumë shpejt procesin e vaksnimit, e jemi më të mbrojtur, e kemi pasur sukses. nëse nuk do të kishim këtë situatë do të kishim të mbrojtur jo po Bill Gates apo George Soros, lërini këto teoritë konspirative".

Deklarata e Ramës

Vaksina jo domosdoshmërish të mbron nga infektimi. Por ama në momentin që infektohesh të mbron nga vuajtjet dhe rreziku për jetën. Ndërsa mosvaksinimi të dërgon deri në vdekje. Studentët që nuk vaksinohen nuk futen në auditor. Sepse s’ka mundësi që pjesa është e vetëdijshme të cënohet nga ata që tremben nga teoritë e konspiracionit. Askush nuk i merr me forcë, e s’ka ndërmend t’i marrë me forcë, por në mjedise kur janë dhe të tjerët duhet të vaksinohesh. E njëjta gjë vlen edhe për mësuesit dhe administratën. Protestën ndaj shkencës apo marrëzinë në raport me realitetin. E mirë është të vaksinohesh, sepse jeta duhet mbrojtur. Nuk mund të cënosh jetën e tjetrit.

Nëse Shqipëria sot ka stabilitet, kjo vlen si rezultat i vaksinimit. Ne kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv, nëse do të kishim pasur sukses në këtë proces, sot do të ishim duke numëruar dhjetëra të vdekur në ditë. Ky është fakt. Tani ne nuk mund të futemi në situata të rrezikshme, për shkak të atyre që thonë Bill Gates apo George Soros. Në auditorë do të hyjnë ata që vaksinohen. Të tjerët ta bëjnë mësimin si të duan e në fund të marrin përsipër kostot që kanë ata për dijet e tyre. Kjo nuk është luftë ndaj mullinjve të erës. Këto janë masa që e gjithë bota po i bën. Ne i kemi më të buta këto masa. Nuk ka hyrje në auditorë pa bërë vaksinën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore