Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Britania e Madhe do lehtësojë rregullat e imigracionit, shkak mungesa e punëtorëve

Britania e Madhe do lehtësojë rregullat e imigracionit, shkak mungesa

Rregullat e imigracionit do të zbuten në Britaninë e Madhe, si pjesë e misionit të kryeministres Liz Truss për të lehtësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të nxitur rritjen e ekonomisë në vend.

Truss është përballur me kërkesat e industrisë për më shumë punëtorë migrantë për t’u dhënë viza për të ardhur në Britani, pasi mungesa e fuqisë punëtore është një nga shqetësimet kryesore të shprehura nga punëdhënësit në një sërë sektorësh, shkruan The Independent.

Gjatë fushatës së saj për udhëheqjen konservatore, Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi, të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas Brexit dhe të theksuara nga pandemia.

Një raport i fundit i qeverisë paralajmëroi se mungesa të tilla po ndikonin negativisht në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë.

Qeveria pritet të përcaktojë planin e saj për reformën e migracionit më vonë këtë vit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore