Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Brataj hyn në studio me maskë, ka një apel për kamerierët: Jeni burim rreziku nëse

Brataj hyn në studio me maskë, ka një apel për

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka kërkuar në mënyrë urgjente që kamerierët nuk duhet të mbajnë doreza kur shërbejnë në lokale dhe restorante.

"Nuk duhet të mbajnë në asnjë mënyrë dorashka kur shërbejnë. Nuk e  dimë se kush i ka thënë këtë që të mbjanë. Janë burim infeksionesh, sepse nuk ndërrohen, e mbajnë mikrobe që mund të transmentohet te klientë", u shpreh Brataj.

Ai gjithashtu tregoi një histori se vetë kur ishte në restorant, kur i kërkonte kamarierit që të hiqte dorezat, por nuk pranonte.

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka mbërritur në studion e “Opinion” këtë të enjte me maskë . Ndonëse Brataj u prek nga COVID disa muaj më parë dhe e kaloi, ai ka vendosur ta mbajë maskën edhe gjatë intervistës në studio, pavarësisht se të ftuarit kanë qenë në më shumë se 2 metër distancë.

Brataj u shpreh se në këtë moment maska është detyrim në të gjiha ambientet e brendshme.

“Në këtë moment, maska është detyrim. Me hapjen publike të transportit është detyrim në të gjitha ambientet e brendshme. Duhet të shtrëngojmë masat me qëllim që brenda dy apo tre jabësh të ulim numrat”, tha Brataj.

Duke iu referuar telefonatave në drejtim të urgjencës, Brataj tha se ka një rënie të numrit krahasuar me periudhën Mars-Prill.

“Telefonata janë 1200 në ditë, nga 5 mijë që ishte në fillim.  Kemi dy grupe njerëzish. Kush ka në rrethin familjar apo shoqëror njerëz të infektuar dhe që marrin në telefon për t’u informuar. Është dhe  grupi tjetër që nuk ka asnjë nga këto, vazhdojnë akoma të thonë që s’ka COVID. Ndaj dhe ka rënë numri”, tha Brataj .

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore