Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Botohet urdhri / Të huajt që nuk plotësojnë kriteret anti-Covid karantinohen 10 ditë

Botohet urdhri / Të huajt që nuk plotësojnë kriteret

Duke filluar nga data 6 shtator, të githë shtetasit e huaj që hyjnë në Shqipëri dhe që janë rezidentë në në vendin tonë dhe që zotërojnë një leje qëndrimi të përhershme, apo të përkohshme duhet të paraqesin në pikat kufitare certifikatën e vaksinimit, ose dokument që kanë kaluar Covid.

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë është botuar në Fletoren Zyrtare. Sipas këtij urdhri shtetasit e huaj rezidentë në Shqipëri duhet të nënshkruajnë një deklaratë në pikat kufitare, sipas të cilës duhet të vetëizolohen për 10 ditë.

Në fund të kësaj periudhe, ata duhet të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer testimin në fund të periudhës së izolimit dhe në rast se testi rezulton negativ, mund të lënë karantinën.

Me hyrjen në fuqi të këtij urdhri, shtetasve që do të hyjnë në Shqipëri do t’u kërkohet certifikatë vaksinimi e plotë, në formë digjitale, apo të printuar, test PCR negativ të kryer në 72 orë, ose antigjenik brenda 48 orëve të hyrjes në kufi. Së treti, kërkohet një dokument që provon se personi në fjalë ka kaluar COVID brenda gjashtë muajve të fundit.

Duhet të paraqiten edhe nga personat që kalojnë tranzit në Republikën e Shqipërisë, përveç fëmijëve nën 6 vjeç.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore