
Borë, shi dhe acar/ Meteorologu tregon qytetet problematike në ditët në vazhdim, ja zonat që preken më tepër në Shqipëri nga i ftohti
Java e parë e muajit Janar erdhi me temperatura të larta, tipike të vjeshtës, ndërsa java e dytë solli dimrin në territorin shqiptar. I ftohti gjithsesi do të jetë kalimtar, thonë meteorologët.
Hakil Osmani nga Meteoalb: Sot pasdite pritet depërtim i masave ajrore të ftohta me origjinë nga veri-verilindja e Europës duke sjelle rënie të menjëhershme të temperaturave. Që nga nesër e në vijim motit do të jetë i kthjellët, por i ftohtë. Reshjet që kanë rënë mbrëmë gjatë natës, kanë qenë të fokusuara kryesisht në veri dhe veriperëndim të territorit ku ka patur përkatësisht nga 80 deri në 100 mm në zonat e mbi Shkodrës. Në zonat jugore ka patur afërsisht 50 mm shi, ndërsa në zonat qendrore ka patur afërsisht 30-40 mm shi.
Orët vijuese sjellin dobësim të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit, por mbetet e gjithë zona lindore me reshje dëbore, ku më të përqendruara do të jenë në juglindje të territorit. Dëbora do të zgjasë deri nesër në mesditë, por në sasi të pakta nga 5 – 8 cm dhe mbi 10 cm në zona të thella malore.
Problem do të jenë edhe ngricat nëpër akset urbane të zonat verilindore dhe juglindore, kjo për shkak të temperaturave të ulëta gjatë mbrëmjeve dhe mëngjeseve.
Situata është kalimtare, pasi ky i ftohtë do të qëndrojë në vendin tonë për 4-5 ditë, teksa fundjava do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që të kemi edhe temperatura në vlera pozitive në zonat malore.



Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Historia e plotë >


Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme
Historia e plotë >
Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




