Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Bllokimi i Rinasit/ Balluku: Një çetë prej 50 personazh s’na merr peng, sot bëmë kallëzim penal

Bllokimi i Rinasit/ Balluku: Një çetë prej 50 personazh

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku e ftuar në “Top Talk” bëri të ditur se ndaj punonjësve të kontrollit të trafikut ajror është depozituar padia penale në Prokurori. Sipas saj do të jetë pikërisht organi i prokurorisë që do të vlerësojë për akuzën, nëse ajo do të cilësohet si grusht shteti apo sabotim, si dhe për ndonjë vepër tjetër penale.

Ajo gjithashtu përmendi se kjo ishte diçka e mirëorganizuar dhe se kishte mbështetjen e politikës.

“Interesi politik është ne ndodhemi në një fushatë elektorale, për njerëzit normal nuk mund ta imagjinojmë se për interesa politike dhe vetjake, kemi sot cenim të sigurisë kombëtare, pasi Rinasi është e vetmja portë dalëse, por edhe pse do të kishim atë Kukësit. Një nga arsyet e bllokimit është edhe hapja e aeroportit të Kukësit. Aeroporti do të hapet dhe e kemi deklaruar të gjitha arritjen që kemi arritur janë balancuar me këtë veprim bllokimi”, u shpreh Balluku në Top Talk.

Më tej ministrja theksoi se këtyre punonjësve “40% që është ulur dhe se me 2490 USD mbahen 10 shqiptarë. Kjo është sjellje harbute, përveç atyre personave që janë të lidhur me disa politikanë, familjarë, kryejnë edhe funksione politike në disa qarqe.  Ne kemi bërë kallëzim penal, e i takon prokurorisë se cila vepër penale është kryer. 2019 i fundit me trafikun normal, si vit, sot kemi trafikun e njëjtë me atë të vitit 2004, nga 216 mijë avionë që përpunoheshin ne vitin 2019, sot përpunohen vetëm 102 mijë në vit. Se të gjitha paratë vijnë te këta punonjës nga pagesat e kompanive ajrore”, shtoi Balluku.

Më tej ajo shtoi se ka pasur “negociata, por mbrëmë gjatë gjithë natës e sot gjatë gjithë ditës ka pas reagime nga politika duke i nxitur kontrollorët që të bllokojnë hapësirën shqiptare, një çetë me 50 vetë nuk mund ta marrin peng shtetin shqiptar. Kemi 50 vetë çetë që kanë marrë peng Republikën e Shqipërisë, duke qenë se janë të vetmit në këtë fushë kanë vendosur një gjobë” .

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore