Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Bli një vaksinë Covid, dhe fito një vaksinë kundër HIV Aids falas

Bli një vaksinë Covid, dhe fito një vaksinë kundër HIV

Jo tamam kështu. Por ekziston një lajm sa tronditës, aq edhe magjepsës për prova premtuese që mund të çojnë drejt krimit të një vaksine HIV, dhe projekti varet nga e njëjta teknologji “mRNA” që ka prodhuar tashmë një mrekulli mjekësore.

Rezultatet paraprake për një vaksinë eksperimentale HIV të përqëndruar në një proteinë të quajtur “eOD-GT8” u publikuan në shkur nga një zhvillues barnash jofitimprurës. Kjo gjë nuk ishte e bërë masivisht publike deri në momentin e një postimi në Tëitter nga doktor Ayoade Alakija, të bërë viral këtë javë.

Kini parasysh që kjo është një provë e Fazës së Parë që përfshin vetëm 48 subjeke dhe vetëm një pjesë të vogël të asaj që studiuesit thonë se ka të ngjarë të jetë një regjim komplekt i vaksinimit të HIV. Por deri tani rezultatet tingëllojnë të mira.

Vaksina eksperimentale prodhoi antitrupa mbrojtës deri në 97% të pjesëmarrësve. Ashtu si me Covid apo dhe viruse të tjerë, antitrupat e duhur lidhen teorikisht me me proteinat që luftojnë HIV duke parandaluar depërtimin e qelizave dhe infektimin e pacientëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore