Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Bizneset e shërbimit s'gjejnë dot as kamerierë/ Ekspertja e turizmit: Kultura e gjobave ndaj stafit, demotivuese (VIDEO)

Bizneset e shërbimit s'gjejnë dot as kamerierë/ Ekspertja e

Shërbimi në hoteleri-turizëm gjatë sezonit veror dhe kryesisht në jug të vendit diskutohet çdo vit me idenë se diçka do të përmirësohet. Por sivjet është ndryshe. Shumë biznese turistike po ankohen se nuk po gjejnë dot as kamerierë dhe punëtorë të tjerë sezonal.

Turizmi këta tre muaj ka krah pune sezonal, por nuk është vetëm kjo, pasi ata që kanë investuar miliona në resorte e hotele shumë yje, “harrojnë” atë që është më e rëndësishmja: Shërbimin! I cili sivjet ndoshta harrohet edhe më shumë për shkak të masave të shtuara anti-Covid.

E ftuar në “Wake Up” ishte Gladiola Dona, eksperte e hotelerisë dhe turizmit, e cila mendon se shërbimet hoteliere sivjet duhet të bazohen në një strategji që bazohet në tre shtylla kryesore: Sigurinë e klientëve; Vlerën e shtuar me staf të trajnuar për të justifikuar ndoshta rritjen e kostos dhe; Performancën në përgjithësi.

“Ka qenë gjithmonë problem çështja e punëtorëve sezonal, sot prevalon mungesa e këtyre punëtorëve, kamerierëve apo edhe rojave të plazhit, që është një pikë e rëndësishme për sa i takon sezonit veror. Çfarë po ndodh?”, e pyet moderatori Isli Islami.

“Ky problem ka qenë gjithmonë. Këtë vit mendohej se do ishte më kollaj pasi shumë biznese kanë vendosur kyçin, pra do të kishte më shumë staf disponibël se sa çdo vit tjetër. Problemi është se punëdhënësit nuk e shikojnë te vetja brenda tyre, por e shikojnë te tregu, thonë se është një biznes që nuk e pëlqejnë njerëzit. Por mbase është një profesion që nuk është vlerësuar siç duhet. Kushtet e punës nuk janë të mira, mbase nuk janë motivuar, mbase ata njerëz që hynë në këtë fushë nuk e gjejnë vetën shumë gjatë aty. Ky vit erdhi pak ndryshe e mendoj se tregu do të ndryshonte, kërkesa është më e vogël dhe oferta më e madhe. Kështu që i bie që shumë hotele të mund të diferencoheshin të paktën në shërbime”, tha ajo.

E pyetur se çfarë thonë ata që punojnë në biznes në lidhje me mungesat që kanë, Dona u shpreh: “Mungesat më të mëdha i kanë në shërbime, në kamerier, në banakier, në shërbimet sanitare. Por mungesa më e rëndësishme që është kryesorja për biznesin është mungesa e kokave, e personave ekzekutivë të trajnuar, të cilët mbajnë të gjithë strukturën, menaxherët.

Ndërsa e pyetur në bizneset kanë mundur që të rikthejnë stafin e kualifikuar që kanë pasur herët e tjera, Gladiola shpjegoi: “Bizneset e mira e kanë mbajtur stafin e tyre, ata shkojnë çdo vit atje. I mirëmbajnë punëmarrësit dhe ata ndihen mirë. Por punëmarrësit e kualifikuar nuk mbesin asnjëherë pa punë, janë gjithmonë të kërkuar. Por gjithmonë mbetemi në boshllëk, na mungon një apo dy.

Ndërsa përsa i përket njerëzve të kualifikuar dhe jo vetëm që zgjedhin të punojnë punë sezonale jashtë Shqipërisë, ajo u shpreh se vjen nga paga dhe nga arsye të tjera.

“Ana financiare është një motiv nuk diskutohet, por ka edhe shumë faktorë të tjerë motivimi që duket se janë nënvlerësuar ose janë lënë në harresë. Në Shqipëri është edhe kultura e gjobave, t’i vëmë gjobë për një X gabim që bëri është e papranueshme. Dëgjoj shpesh nga njerëz që punojnë në këtë sektor se “mora gjobë se theva një gotë”. Përdoren faktorë demotivimi dhe jo motivues”, u shpreh Dona.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore