Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Bileta e autobusit do rritet 70-80 lek? Anëtari i shoqatës së transportit publik: Kemi rritur pagat e stafit...

Bileta e autobusit do rritet 70-80 lek? Anëtari i shoqatës së

Shoqata e Transportit Publik po kërkon rritjen e biletës së autobusëve deri në 70-80 lekë, pra gati 2-fishin e asaj që është aktualisht, me argumentin se nuk janë në gjendje që të përballojnë shpenzimet që janë rritur si pasojë e krizës.

Ata kërkojnë nga qeveria subvencionim, në të kundërtën thonë se rritja e çmimit të biletës është e vetmja mënyrë që të mund t’i ndihmojë që të mos ndërpresin shërbimin. 

Për mediat, Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj tha se ka një disblanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane, e cila ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.

Ndërkohë ditën e sotme ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” Kostandin  Foni, anëtar i shoqatës së transportit publik.

Foni sqaroi se nuk ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë për rritjen e çmimit të biletës, por kur Memaj është pyetur se çfarë ndodh nëse ndërpritet subvencionimi, atëherë kërkojmë rritjen e çmimit të biletës.

Bileta e autobusit do rritet 70-80 lek? Anëtari i shoqatës së

“Ka qenë si propozim nëse institucionet vendore dhe qendrore nuk marrin parasysh kërkesat e mëparshme. Duke mos marrë parasysh këto, ka qenë një propozim për rritjen e çmimit. Por kjo nuk bëhet nga ana e jonë, por nga ministria e Transportit”, tha anëtari i shoqatës së transportit publik.

I pyetur nëse rritja e çmimit do të “ishte një kërkesë e vlefshme dhe a është një alternativë që do zgjidhte situatën?”, Foni u shpreh:

Në muajt prill-maj janë bërë subvencionimet. Ka vijuar edhe në gusht-shtator-tetor, për t’u ndërprerë në korrik-qershor. Në rast se nuk do të ketë një vijim të subvencionimit, kërkesat tona do të jenë po ato që kanë qenë”.

Sipas tij, duke parë ndërprerjen që ishte për muajin qershor-korrik, ekziston mundësia që subvencionimi të ndërpritet sërish.

“Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme që të merren masa afatgjata dhe jo afatshkurtra, siç është subvencionimi, në mënyrë që të mos preket xhepi i qytetarëve”, tha Foni.

Më pas ai shpjegoi edhe pse mund të kërkohet 2-fishimi i çmimit të biletës.

“Është rritur çdo produkt, që nga mirëmbajtja e mjeteve. Ka ndikuar edhe rritja e pagave të stafit të këtij sektori. Një rritje e konsiderueshme, pasi kemi një mungesë të theksuar për shoferë, fatorino e me radhë.

Po japim të gjitha mundësitë që stafi mos të largohet nga ky sektor dhe Shqipëria”, tha Foni.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore