
Bilanc i frikshëm/ 8 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë numri i personave të vdekur me COVID-19 ka shkuar në 177. Kështu vetëm 24 orët e fundit 8 persona me COVID-19 kanë vdekur.
Ndërkohë 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 472 mostra prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive deri më tani në Kosovë është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin COVID-19.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive. Ndërkaq janë 177 raste të vdekjes me COVID-19, në shumicën prej të cilëve të vdekurit kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 121 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.874 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.086.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast.
Numri total i rasteve pozitive deri më tani në Kosovë është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin COVID-19. /Zëri

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Mjekimi me kortizon, mjekët e familjes ngurojnë ta përdorin

Merret vendimi/ Bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura, shkelësit do penalizohen

Lidhja e COVID-19 me humbjen e nuhatjes, sa e rrezikshme është dhe çfarë duhet të dini
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
