Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Bien shifrat e Covid/ Pas më shumë se një viti, Shefqet Ndroqi kthehet në një spital normal

Bien shifrat e Covid/ Pas më shumë se një viti, Shefqet Ndroqi

Ulja e numrit të rasteve të të infektimeve me Covid ka sjellë dhe kthimin në normalitet të spitaleve në Tiranë, të kthyer në qendra të trajtimit të kësaj flame botërore.

Spitali i sëmundjeve të brendshme “Shefqet Ndroqi” nga dita e sotme nuk do të trajtojë pacientë të prekur nga Covid, pasi ato do të jenë vetëm në spital “Nënë Tereza”. 17 pacientët që ndodhen në spital do të dërgohen te Infektivi.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se 17 pacientët me COVID-19 do të dërgohen tashmë tek spitali Infektiv, i vetmi spital i posaçëm momentalisht për pandeminë.

Pavionet e COVID në ”Shefqet Ndroqit” do të dezinfektohen teksa 30 të shtruar me sëmundje mushkërie do të transferohen tek Sanatoriumi.

Manastirliu ka qenë vetë sot tek spitali ”Shefqet Ndroqi” për të komunikuar vendimin teksa këtë javë do të kryhet gradualisht brenda 3 ditësh transferimi i pacientëve.

Sipas shifrave zyrtare të ministrisë aktualisht janë vetëm 37 pacientë që po trajtohen me Covid.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore