Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Bie numri i shtrimeve në spitalet Covid, por virusi transmentohet më pak agresiv

Bie numri i shtrimeve në spitalet Covid, por virusi transmentohet më

Ndërsa pandemia në Shqipëri po hyn në muajin e shtatë të saj, 2 spitalet Covid numërojnë numër të vogël shtrimesh në raport me muajt e mëparshëm. Burime zyrtare nga spitali nr.1, ai i Infektivit në QSUT thanë për gazetën "Shqip" se ky muaj është muaji i relaksimit për stafin e këtij spitali pasi barrën e urgjencave për Covid brenda Tiranës po e përballon spitali nr.2 "Shefqet Ndroqi," përveçse dhe shtrimet nga zonat e veriut të vendit. Burimet i thanë "Shqip" se aktualisht në Infektiv paraqiten 3-4 raste nga zonat e jugut, të cilat nuk kanë mundur të përmirësohen në spitalet rajonale të cilat ofrojnë terapinë anticovid.

"Ky është muaj relaksimi për ne të Infektivit, le të themi. Çdo muaj grafiku ndryshon. Një muaj menaxhojmë ne urgjencat e Tiranës dhe një muaj ata. Spitali "Shefqet Ndroqi" këtë muaj, përveç Tiranës menaxhon dhe veriun" thanë burimet.

Situata e pandemisë

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, virulenca e virusit Covid-19 ka rënë në raport me muajt e verës. Por është rritur ndjeshëm transmetimi i infeksionit. Në qendrat shëndetësore të kryeqytetit çdo ditë evidentohen raste të reja me koronavirus, pjesa më e madhe të rinj të moshave shkollore, gjimnazistë të cilët paraqesin forma të lehta të infeksionit.

Mjek?t e familjes thonë se pavarësisht se nuk kanë simptoma të rënda, është e nevojshme të marrin trajtim të specializuar me kortizonikë dhe kardiospirinë për të mbrojtur shëndetin e organeve jetike të organizmit siç janë veshkat apo zemra të cilat preken të parat nga virusi Covid.

Mjekët konstatojnë rënie të vigjilencës tek të rinjtë të cilët refuzojnë të mbajnë maskat në ambientet e mbyllura. “Me hapjen e shkollave është shtuar numri i vizitave të moshave të reja në ambulancë. Ata paraqesin zakonisht shenja të një debulesës në trup, marrje mendsh, lodhje fizike dhe shumë rrallë ndonjë temperaturë. Zakonisht u rekomandojmë kryerjen e një sërë analizave për të parë parametrat e gjakut. Pjesa më e madhe reflektojnë praninë e infeksionit në organizëm", thonë mjekët e familjes.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore