
Berisha bën thirrje kundër vaksinës kineze, mjeku Kalo: Mos dëgjoni politikë-qenërit
Doktor Tritan Kalos ka dhënë sot një apel të fortë ndaj shqiptarëve duke dalë kundër atyre që bëjnë politikën e vaksinave anti Covid
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale doktor Kalo u kërkon qytetarëve që kanë mundësi, TË VAKSINOHEN, pa dëgjuar politikën, apo individë të saj që bëjnë thirrje për të kundërtën. Vaksina Kineze, sipas professor Tritan Kalos, janë të barasvlefshme me të tjerat.
“Enverizmi si frymë dhe enveristët si individë në këtë dhe atë të anë të Drinit ende frymojnë dhe janë aktivë, për të përftuar kredi për politikbërjen e tyre por njëkohësisht edhe për dëm prurjen përkundrejt ardhmërisë sonë socio-ekonomiko-politike si Komb….Vaksinat amerikane, kineze, ruse, angleze, suedeze, të cilat po përdoren kudo në botë, pak a shumë rezultojnë të jenë të barasvlershme në mbrojtjen e jetëve tona përkundrejt kësaj sëmundje shumë-fytyrëshe e vrastare të Covid-19….LUM si ai dhe ATA/ATO, që shpejtazi mbrinë t’a kuptojnë këtë gjë, dhe mos të bijen pre e kurtheve politiko-ekonomike të Globalizmit….Mëritë apo qefmbetjet tuaja politike ju politiqenër shqipfolës lërini t’i diskutoni e sqaroni mes vedit në Tiranë, në Prishtinë, në Podgoricë apo në Shkup”, apelon profesor Tritan Kalo.
Kujtojmë këtu që ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë kundër vaksinës kineze, ku me anë postimeve në Facebook bën thirrje që shqiptarët mos ta marrin atë me pretendimin se nuk janë të certifikuar nga EMA apo FDA amerikane.
Postimi i plotë
Kohë kovidiane.... 6.04.2021....Përsëri të përçarë edhe në “luftën ndaj armikut të padukshëm jetëlëndues dhe jetëmarës”, Pandemisë nga infeksioni viral i Sars- Cov2/Covid-19....Jemi jo më shumë se 7.000.000 milionë bashkëkombas në Trevat Arbërore të 28.12.1912....Edhe një jetë e humbur është shumë për një popull, një Komb si i yni....
NUKU e kemi lluksin të hymë në spiralen e një “lufte të re të ftohtë”, e cila qartazi përvijohet këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”.....MHD(Maskë, Higjenë dhe Distancim) po e kanë të pamundur t’i ndalin vrullin dallgëve të kësaj Pandemije....Vaksinat anti-Covid19, janë një armë e fortë në duart tona për të shpëtuar jetë njerzish dhe për t’i hapur pak nga pak poret e oksigjenimit të jetës sonë socio-ekonomike, pas pothuajse 15 muajsh “hypoksie” të tyre....ATO janë të mezipritura e të mirëseardhura për Shqiptarët që gjallojnë këndej dhe andej Drinit....
NUKU jemi përsëri si pas 7.07.1977, kur pas botimit të artikullit të “Zërit të Popullit” mbi teorinë e tre botëve i treguam munxat Republikës së Kinës, e cila bujarisht po ndërtonte qindra e qindra vepra industriale dhe jo vetëm, për të rritur mbrothësinë tonë si shqiptarë....Vitet që vijuan këtë prishje të madhe e treguan qartazi idiotësinë e artikullshkruesve dhe të dishepujve të tyre, si dhe theqafjen socio-ekonomike të Republikës së Shqipërisë.....
Enverizmi si frymë dhe enveristët si individë në këtë dhe atë të anë të Drinit ende frymojnë dhe janë aktivë, për të përftuar kredi për politikbërjen e tyre por njëkohësisht edhe për dëmprurjen përkundrejt ardhmërisë sonë socio-ekonomiko-politike si Komb....Vaksinat amerikane, kineze, ruse, engleze, suedeze, të cilat po përdoren kudo në botë, pak a shumë rezultojnë të jenë të barazvlerëshme në mbrojtjen e jetëve tona përkundrejt kësaj sëmundje shumëfytyrëshe e vrastare të Covid-19....LUM si ai dhe ATA/ATO, që shpejtazi mbrinë t’a kuptojnë këtë gjë, dhe mos të bijen pre e kurtheve politiko-ekonomike të Globalizmit....
Mëritë apo qefmbetjet tuaja politike ju politiqenër shqipfolës lërini t’i diskutoni e sqaroni mes vedit në Tiranë, në Prishtinë, në Podgoricë apo në Shkup....Si Shqiptar, si Mjek, si Prind, si Atdhetar nuku mundet t’a gëlltis lugën e politikës suaj përçarëse, sidomos në këto kohë të vështira ekzistencialiste si Komb....Jemi një dhe të pandarë, jemi të gjithë Shqiptarë.... Together forever!!!


A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë
Historia e plotë >



EMA rishikon vaksinën e Johnson&Johnson pas 4 rasteve për mpiksjen e gjakut
Historia e plotë >


Divani i Erdoganit trondit Parlamentin Europian
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhi në SHQIP/ A duhet të mbajnë përgjegjësi penale kontrollorët ajr...
Historia e plotë >
Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombët...
Historia e plotë >
“Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur”, Manastirliu: Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë

Keni kaluar COVID-in dhe keni ende simptoma? Mjeku Skënder Brataj tregon si duhet të veproni
Zgjedhje 2021



Basha rikthehet te Teatri Kombëtar, Budina i dorëzon maketin e ish-godinës
Historia e plotë >
