Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

BE na mbylli dyert, ja vendet ku mund të udhëtojnë shqiptarët pa paraqitur tamponin

BE na mbylli dyert, ja vendet ku mund të udhëtojnë

Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian edhe për 15 ditë. Shqipëria duket se mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Evropian rihap kufijtë e jashtëm.

Kështu, për momentin, shqiptarët mund të udhëtojnë pa paraqitur tampon vetëm drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.

Vendi ynë, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar evropian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

Ky është informacioni që vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Kjo listë ka të bëjë konkretisht me heqjen e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale drejt Bashkimit Evropian të vendosura për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Ky informacion pritet të zyrtarizohet në 15 korrik./ABC

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore