
Bankat ngadalësuan kreditë/ Në mars u dhanë 150 mln lekë më pak se një vit më parë
Kredia e re u ngadalësua gjatë muajit mars. Të dhënat e bankës së Shqipërisë tregojnë se u dhanë rreth 28 miliardë lekë, gati 150 milionë lekë më pak se një vit më parë.
Ndërkohë në tre muajt e parë të vitit rënia është edhe më ndjeshme me gati 2 miliardë lekë më pak të disbursuara për individët dhe korporatat.
Ngadalësimi I kredisë së re ka si shkak kryesor rritjen e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë, por dhe pasigurinë e situatës financiare.
Ndërkohë duke u ndalur tek grupet kryesore që kanë marrë kredi vihet re se bizneset kanë pësuar një ulje të ndjeshme me gati 4 miliardë lekë më pak të marra në vitin 2023, që është kompensuar me 3 miliardë lekë të marrë nga koraporata publike.
Tek bizneset vihet re se kredia është marrë më së shumti për blerje pajisjesh dhe overdraft, dhe më pak për kapital qarkullues.
Sa i përket individëve kredia e re pësoi një rritje me 400 milionë lekë në mars. Rritja ka ardhur e gjitha nga marrja e kredisë në valutë për të blerë pasuri të paluajtshme. Kredia në euro vijon të ketë norma më favorizuese të interesit se ajo në lekë. Ky është dhe një faktor që po ndikon në zhvlerësimin e euros, ndërsa statistikat e agregatëve monetarë tregojnë se leku në qarkullim është zvogëluar.
Gjithashtu indikatori i kredive me probleme ka pësuar një frenim në mars pas rritje së lehtë në fillimvit. Raporti arriti në 5.15% nga 5.16% një muaj më parë, ndërsa nga fundi i vitit të kaluar është rritur me vetëm 0.15%./topchannel




Pikiata e euros/ Ibrahimaj prezanton masat lehtësuese për bizneset
Historia e plotë >




Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

LAJM I FUNDIT/ Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj ...
Historia e plotë >
Kush e nxori sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos? SPAK bën ...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet



Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare
Historia e plotë >
Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin
Historia e plotë >