Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Babai ynë vdiq nga indiferenca e mjekjes", flet doktoresha e akuzuar: Erdhi në spital dhe skaneri tregoi se...

"Babai ynë vdiq nga indiferenca e mjekjes", flet doktoresha e

Flet mjekja e infektivit Migena Qato pas akuzuave të dy motrave Laho, njëherësh mbesat e ish-deputetit të PD-së, Vili Minarolli.

Ajo thotë se pacienti është paraqitur në spitalin COVID 1, në orën 16:30 dhe është vendosur menjëherë në oksigjeno-terapi.

Mjekja pretendon se skaneri është realizuar 45 minuta pas mbërritjes së pacientit në spital, pra në 17:15.

Ajo shtoi se vajzat e të ndjerit ishin në dijeni për situatën e rënduar shëndetësore të tij, pasi janë telefonuar nga personeli i spitalit.

“Pavarësisht se me detaje do të merren instancat përkatëse, ashtu siç e meriton situata, dua të sqaroj Pacienti ka arritur në ambientet e COVID-1 në orën 16:30. Duke qenë se është paraqitur në gjendje të rënduar, është vendosur në oksigjeno-terapi. Ka marrë ndihmën e parë, është vlerësuar më pas oksigjenimi në gjak të tij. U desh 40 minuta të arrinim në kushte të duhura, për ta vendosur në skaner. Pacienti është çuar në skaner për t’u vlerësuar në kushte të rënda respiratore, jo më tepër se 45 minuta pas mbërritjes së tij në spital. Skaneri është realizuar rreth 17:15 minuta. Pas skanerit është vendosur në terapi intensive, ishte gjendje e rëndë që në ardhje dhe u rëndua më shumë në ditët ne vazhdim. Nëse pacienti ka ardhur në spital deri 16:30, edhe pse numri rezultonte i fikur, ne e kemi telefonuar zonjat në 17:30 dhe i kemi shpjeguar situatën. Nuk dua të ndaj detaje nga biseda ime me zonjat", tha Qato.

Mjekja gjithashtu ka u shpreh se dy vajzat ishin tw pavendosura nwse donin ta nxirrnin ose jo babanw e tyre nga spitali.

"E para, kërkesa e tyre shumë e dyzuar. Ata thonin njëherë për të marrë babain nga Infektivi, fillimisht kanë pasur dëshirën ta marrin dhe më pas nuk kanë dashur. Dhe rekomandimet mjekësore i merrnin nga konsulta jashtë Shqipërisë. Nuk ndryshoj asnjë presje nga ajo që kam thënë. Çdo sugjerim mjekësor duhet të realizohet duke e pasur pacientin përpara. Këtë gjë ia kam sugjeruar dhe motrave. Pacienti ka shkelur në 16:30, ka filluar menaxhimi i menjëhershëm i pacientit. Nuk dua të përkufizoj fjalë si të pa gënjeshtërta, është mendim i zonjave çdo pretendim. Pacienti është menaxhuar siç e don protokolli COVICD”, tha mjekja", theksoi Qato./ BW

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore