Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Asnjë rast pozitiv deri tani tek Onkologjiku’/ Mjekja: Ja si të mbroheni nga koronavirusi

“Asnjë rast pozitiv deri tani tek Onkologjiku’/ Mjekja: Ja si

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vijon të apelojë fort për respektimin e masave me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19.

Së fundmi, ajo ka shpërndarë thirrjen e mjekës së Shërbimit Onkologjik në QSUT, Dhurata Tarifa. Mjekja u është drejtuar me një apel të gjithë qytetarëve që të mbajnë maska, të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë higjienën personale.

Sipas mjekes, në shërbimin onkologjik deri tani nuk ka pasur asnjë rast pozitiv me Covid.

“Prej 6 muajsh po bashkëjetojmë me një virus të padukshëm shumë virulent. Në mungesë të një vaksine për të luftuar këtë virus mbetet opsioni i vetëm, mbrojtja. Mbrojtja është në tre forma. Së pari, vendosja e një maske e cila duhet të jetë shumë e puthitur në fytyrë. Së dyti është distancimi fizik. Dhe së treti është higjiena personale dhe ajo territoriale”, deklaroi mjekja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore