Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Asnjë humbje jete nga Covid, 3 pacientë në spital, ja sa infektime të reja u regjistruan gjatë 24 orëve

Asnjë humbje jete nga Covid, 3 pacientë në spital, ja sa

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,023 që nga fillimi i epidemisë.

Ky është njoftimi zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë që po shkon drejt mposhtjes së pandemisë së koronavirusit.

Sipas raportit të përditësuar gjatë 24 orëve janë shënuar 8 raste me të prekur nga Covid. Ndërsa vetëm 9 qarqe rezultojnë të jenë në hartën me të prekur me koronavirus

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3036 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19 8 qytetarë: Nga 2 raste në Tiranë, Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 pacientë.

 Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,023 që nga fillimi i epidemisë.


Statistika (3 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3036

Testime totale 815,335
Raste pozitive 132,534
Raste të shëruara 130,023
Raste Aktive 55
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Berat 1
Fier 1

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore