Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Asnjë vdekje/ Vetëm 7 pacientë në Spital, sa raste të reja me Covid u regjistruan sot

Asnjë vdekje/ Vetëm 7 pacientë në Spital, sa raste të

Në Shqipëri prej disa ditësh nuk po regjistrohen vdekje nga Covid. Shifrat janë drejt uljes ccka tregon se vendi po shkon drejt mposhtjes së flamës botërore që kërcënoi prej afrfo dy vitesh.

Ministria bëri të ditur se sot ka pasur vetëm 3 qytetarë të prekur nga Covid, ndërsa vetëm 7 pacientë po trajtohen në spital.

Në të gjithë vendin ka 127 pacientë të prekur nga Covid.

Njoftimi i ministrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3027

Testime totale 771,586
Raste pozitive 132,484
Raste të shëruara 129,903
Raste Aktive 127
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 42
Tiranë 36
Berat 12
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore