Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Asimptomatikët përhapin Covid? Ekspertja: Nëse është e vërtetë, shumë prej nesh e kanë kaluar dhe janë imun

Asimptomatikët përhapin Covid? Ekspertja: Nëse është e

Covid-19 është një virusi i ri, dhe si i tillë mbetet i veshur me mister, edhe pse shkencëtarët nëpër botë tani arritur ta kuptojnë pak më shumë se më parë. Një prej pikëpyetjeve të mëdha të kësaj mbetet ajo e lidhur me asimptomatikët, që thuhet se e përhapin sëmundjen pa e ditur as vetë që janë të prekur prej saj.

Sipas “Washington Post”, në Arkansas, Karolinën e Veriut,  Ohio e Virginia, në burgje ka më shumë se 3 mijë të infektuar dhe 96% e tyre, nuk kanë asnjë simptomë. Monica Gandhi, eksperte e sëmundjeve infektive në Universitetin e  San Françiscos në Kaliforni, përmend një hipotezë të re, që po gjen terren gjithmonë e më shumë sipas të cilës një pjesë e popullsisë mund të jetë ekspozuar ndaj diçkaje të ngjashme me Sars-Cov-2 që përpara se të zbulohej virusi i ri.

Në qoftë kështu, atëherë kjo do të thotë se mes nesh ka persona që janë prekur më parë dhe janë imunizuar vetë. Mjekja në fjalë thotë se për të dalë në këtë përfundim janë mbledhur të gjitha informacionet e munshme mbi asimptomatikët nisur nga të dhënat e Qendrës për Kontrollin e Parandalimin e sëmundjeve në Atlanta.

Ajo thotë se sistemi imunitar i njeriut është një makineri perfekte e kujtesës dhe mban mend çdo gjë me të cilën është përballur në të shkuarën,e  kjo falë qelizave T apo limfociteve të memories. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore