Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Anulohet protesta/ Flet kreu i sindikatës së mjekëve: Premtimi për rritje page veç fjalë

Anulohet protesta/ Flet kreu i sindikatës së mjekëve: Premtimi

Protesta e paralajmëruar nga mjekët për ditën e enjte nuk do të zhvillohet pas anulimit të kërkesës nga policia. Në një intervistë për Gazetën "Shqip" kreu i sindikatës së mjekëve, Gent Stroni, konfirmoi lajmin duke u shprehur se po nesër do të zhvillohet një takim në kryeministri në lidhje me kërkesat e tyre.

Stroni tha se grupi negociator nga sindikata e mjekëve do të jetë i përbërë nga 7-8 mjekë mes të cilëve Gent Stroni, kryetar sindikate, Arjan Harxhi, Arjan Mezini, Altin Kuqi. "Takimi i nesërm është përgjigjia e një kërkese që ne kemi bërë një muaj më parë dhe që çuditërisht na kthyen përgjigje një ditë para protestës.

Kërkesat e mjekëve janë:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Intervista

Doktor Genti, në cilësinë e kryetarit të Sindikatës, do ta zhvilloni protestën e lajmëruar ndonëse ju është refuzuar leja nga policia?

Protesta e lajmëruar nuk do të zhvillohet por nesër në orën 09:30 kemi takim në kryeministri, por jo me Ramën. Ne na u refuzua leja me idenë e masave anticovid që po zbatohen.

Cilët janë përfaqësuesit tuaj në takim dhe çfarë prisni prej tij?

Grupi negociator do të jetë i përbërë nga 7-8 mjekë mes të cilëve Gent Stroni, kryetar sindikate, Arjan Harxhi, Arjan Mezini, Altin Kuqi.
Takimi i nesërm është përgjigjia e një kërkese që ne kemi bërë një muaj më parë dhe që çuditërisht na kthyen përgjigje një ditë para protestës.
Ne presim nga takimi të negociohet me kërkesat tona që janë të gjitha të drejta dhe prej të cilave nuk heqim dorë. Të shohim çfarë do të na ofrohet.

Si e keni pritur lajmin për rritjen e pagave në masën 40 % që deklaroi sot kryeministri Rama?

Rritja e pagës e deklaruar sot është vetëm fjalë, premtim i pambajtur. Pse 40 përqind dhe jo 39, 30? Për mua janë thjesht fjalë. Ne do të shohim nesër çfarë do të ofrojnë në takim. Më pas do të flasim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore