Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës:

Pas vendimit që mori më 1 mars për të pezulluar përkohësisht akt-marrëveshjen për ngritjen e çmimit të patentave, Autoriteti i Konkurrencës në vlerësimin përfundimtar të të gjithë hapave ligjorë e cilëson atë të kundraligjshme dhe ndalon futjen e saj në fuqi

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri me dije se në rakordim dhe me shoqatat e autoshkollave kishte miratuar një akt-marrëveshje ku përcaktohej lista e re e çmimeve minimale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi.

Kështu patenta e klasit B, më e zakonshmja, që nevojitet për të drejtuar një automjet do të dyfishohej nga 40 mijë në 85 mijë lekë përcaktohej në akt-marrëveshje.

Sipas drejtorisë së transportit rrugor këto çmime mbulonin kostot reale të autoshkollave dhe shmangnin informalitetin. Por, për autoritetin e konkurrencës praktika ligjore e ndjekur drejt akt-marrëveshjes shkel rëndë ligjin për mbrojtjen e konkurrencës dhe deformon tregun.

Ky autoritet po ashtu ka vendosur të mbajë nën monitorim tregun e autoshkollave në vend për një periudhë një vjeçare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore