Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Ankth dhe lodhje për vaksinën anti Covid, ekspertët: Na duhen vite të jetojmë me virusin

Ankth dhe lodhje për vaksinën anti Covid, ekspertët: Na duhen

Tingëllon si premtim i shumëpritur në kohët e rritjes së vazhdueshme të infektimeve: Një vaksinë kundër virusit Corona që këtë vit! Këtë e njoftoi së fundmi gazeta gjermane "Bild".

Gazeta është bazuar në të dhëna të ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn, vetë ndërkohë i infektuar me Corona. Në fillim të javës së kaluar, ministri paska bërë të ditur, se firma e Manzit, BioNTech është pak para marrjes së lejes për vaksinën.

Vetëm pak orë më vonë u hodh poshtë ky njoftim nga zëdhënësi i Jens Spahn. Në një intervistë me revistën „Spiegel", Spahn thotë, se ai e pret vaksinën për popullin gjerman kundër COVID-19 në fillim të vitit të ardhshëm. Mund të jetë fillimi i janarit, ndoshta shkurti apo marsi, apo më vonë.

Lodhja nga pandemia dhe shpresa për normalitet

Një vaksinë për pak javë apo muaj? Të festosh festat e fundvitit pranë familjes i sapovaksinuar dhe pa shqetësim? Apo në verën e ardhshme të shkosh për pushime pas vaksinimit? Përqafime me miqtë? Të gjithë këto përfytyrime i elektrizojnë gjermanët, që gjithnjë e më shumë  janë të nervozuar me kufizimet, infektimet në rritje apo një lockdoën të ri.

Sipas „Bild" do të fillojnë përgatitjet në të gjithë Gjermaninë për vaksinimin. Për këtë do të ngrihen qendra vaksinimi në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar landeve brenda dy javësh të përcaktojnë vendet, ku do të ngrihen qendra e vaksinimit, thotë më tej gazeta. Vetëm kështu mund të arrihet një vaksinim i shpejtë i popullsisë.

Qendrat e vaksinimit janë të nevojshme pasi vaksina duhet ruajtur në një temperaturë minus 78 gradë dhe pastaj të ofrohet. Zëdhënësi i ministrit të Shëndetësisë pas këtij raportimi të "Bild” sqaroi: Mes landeve dhe federatës po zhvillohen aktualisht negociata. Hedhje poshtë e lajmit kjo nuk është, se për të ka tjetër përzgjedhje fjalësh.

Jeta me virusin

Një shpim, një leukoplast dhe Corona do të kthehet në kujtim? Kështu nuk ka për të ndodhur, thonë ekspertët. Presidenti i Shoqatës Botërore të Mjekëve, Frank Montgomery i përgatit njerëzit për një rrugë të gjatë.

"Ne duhet të jetojmë me vite me virusin dhe duhet të vazhdojmë të ruajmë distancën, të mbajmë maskën apo të lajmë duart”, këto kanë për të qenë për një kohë të gjatë të rëndësishme. Montgomery nuk mendon se vaksina do të jetë kaq shpejt gati për të gjithë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH pret mesin e vitit të ardhshëm. "Por deri sa të vaksinohet e gjithë popullata, do të zgjasë dy ose tre vjet,” është i mendimit Montgomery. "Për një vaksinim menjëherë për të gjithë nuk as doza të mjaftueshme dhe as personal të mjaftueshëm.”

Vaksinimi zgjat me vite

Ish-zëvendëskryetari i Këshillit të Ekspertëve për Shëndetin që konsulton qeverinë gjermane, Matthias Schrappe tha për gazetat e grupit mediatik „Funke Mediengruppe", se edhe ai pret që një fushatë vaksinimi të zgjasë disa vite. Në një llogaritje të grupit të ekspertëve, do të vaksinohesin 60 milionë vetë.

Nëse në një ditë do të jepeshin 60.000 milionë doza, atëherë vaksinimi do të zgjaste 1000 ditë. „Pra katër vjet", thotë mjeku. Madje kjo llogaritje është shumë optimiste, thotë ai. Programet e vaksinimit në të shkuarën si kundër lisë apo poliomelitit kanë zgjatur me dekada. „Ky është një proces i komplikuar shoqëror", thotë Schrappe. Madje edhe gjetja e një konsesusi, se kush duhet të vaksinohet më parë nuk është e lehtë, thotë ai. „Këtë nuk mund ta vendosin mjekët, por duhet ta rregullojë politika."

Komisioni Europian rekomandon që shtetet anëtare të trajtojnë disa grupe të caktuara se kush do të marrë vaksinën i pari. Për shkak se në fillim ka një sasi të vogël vaksinash, duhet të vaksinohet personeli mjekësor, personat mbi 60 vjeç, të sëmurët dhe personat me disavantazhe sociale. Këto parime do të duhet të zbatohen edhe në Gjermani, nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se po „punohet për një koncept priorizimi". Nuk do të ketë një detyrim për vaksinim.

Pak kohë më parë, ministri Jens Spahn u shpreh që njerëzit të vaksinohen kundër gripit në këtë sezon vjeshte e dimri. Por disa klinika në Gjermani që tani njoftojnë, se nuk kanë më vaksina në dispozicion. Ekspertët janë të mendimit se ngushtica në furnizime mund të ketë edhe me vaksinën e ardhshme të Coronës. Në intervistë me „Spiegel", Jens Spahn i uli shumë tonet optimiste për një fund të shpejtë të krizës së Coronës. "Natyrisht do të ishte më e mirë, një vaksinë do pengonte infektimet e reja.” Por do të ishte fitore, edhe sikur ajo ta zbuste sëmundjen"./Marrë nga DW 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore