Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Anëtari i stafit me Covid, ambasada shqiptare në Itali njofton se kur rinis shërbimet

Anëtari i stafit me Covid, ambasada shqiptare në Itali njofton se kur

Një ditë më parë u njoftua mbyllja e ambasadës shqiptare në Itali, e kjo për shkak se një punonjës rezultoi i infektuar.

Ambasada e Shqipërisë në Romë bën të ditur se Zyra Konsullore do të rifillojë shërbimin nesër, më 16 tetor 2020, në oraret 08:00-20:00. Ambasada pezulloi shërbimet ditën e djeshme pasi një pjesëtar i stafit rezultoi pozitiv për Covid-19.

Shërbimi do të rifillojë në kushtet e sigurisë për gjendjen shëndetësore të të gjithë punonjësve dhe higjenizimit të mjediseve të punës dhe të shërbimit.

Në njoftim theksohet se qytetarët që nuk patën mundësi të shërbehen më datë 15.10.2020, do të kontaktohen nga punonjësit e këtij institucioni për caktimin e një date të re.

Njoftimi i plotë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se pas pezullimit të shërbimeve gjatë ditës së sotme, 15 tetor 2020, Zyra Konsullore rifillon shërbimin nesër, më 16 tetor 2020, në oraret 08:00-20:00.

Shërbimi rifillon në kushtet e sigurisë për gjendjen shëndetësore të të gjithë punonjësve dhe higjienizimit të mjediseve të punës dhe të shërbimit.

Njoftojmë gjithashtu se qytetarët që nuk patën mundësi të shërbehen më datë 15.10.2020, do të kontaktohen nga punonjësit tanë për caktimin e një date të re.

Ju falenderojmë per mirëkuptimin tuaj!

Anëtari i stafit me Covid, ambasada shqiptare në Itali njofton se kur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore