Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Analiza e New York Times/ A janë gati shkollat për rihapje?  

Analiza e New York Times/ A janë gati shkollat për

Një analizë e New York Times tregon se ndërsa shumica e shkollave në vend, por sidomos në rajonet e jugut duhet të qëndrojnë të mbyllura, në shtete të tjera si ato verilindore shkollat mund të rihapen me disa kushte si shmangia e aktivitete me rrezikshmëri të lartë, mbajtja e maskave dhe distancia fizike.

Dy faktorë kryesore u morën parasysh në këtë analizë: shkalla e infeksioneve të reja në një qark dhe kapaciteti testues, ndërsa u përdorën udhëzues të Institutit Shëndetësor Global të Harvardit i cili propozon një sërë mënyrash për rihapjen e shkollave përsa kohë qarku ka më pak se 25 raste Covidi për 100.000 banorë.

U përdor po ashtu edhe propozimi I OBSH-së për rihapje vetëm nëse rezulton se më pak se 5 % e të gjithë të testuarve për virusin gjatë një periudhe dy javore, e kanë vërtet atë. Udhëzimet e Harvardit propozojnë që të lejohet fillimisht hapja e disa shkollave fillore, ndërsa mësimi në gjimnaze të mbetet online.

Nga ana tjetër, mbetet shqetësimi që ndërsa nje numër më I madh I të testuarve po rezultojnë pozitivë, kjo mund të nënkuptojë se nuk po bëhen mjaftueshëm testime për ta matur sic duhet përhapjen. Për cdo rast, thekson gazeta prestigjoze, cdo shkollë që hapet duhet të ndjekë protokollet e reja të distancimit fizik, përmasës së klasave dhe ajrosjes së tyre.

Shkollat që sipas saj nuk kanë financimin e duhur apo personelin e nevojshëm për të përmbushur te tilla standarte, duhet te qendrojne të mbyllura. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore