Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Alarmi se po infektohen mjekët e infermierët/ 92 raste të reja e 7 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Alarmi se po infektohen mjekët e infermierët/ 92 raste të reja e

Shtatë të vdekur e 92 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar IKSHPK.

Ndërsa, janë shënuar edhe 115 të shëruar në vend. Instituti njofton se janë testuar gjithsej 457 mostra.

"Numri total i rasteve pozitive është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 563 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.010", njofton IKSHP.

Gjendja e pacientëve me Coronavirus në Klinikën Infektive po vazhdon të jetë e rëndë, por shpresë po iu jep rënia e numrit të rasteve pozitive.

Në mesin e të infektuarve ka edhe mjekë e infermierë, të cilët duke i trajtuar pacientët, u infektuan edhe ata. Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se përkundër që këto ditë ka një rënie të numrit të pacientëve me COVID-19, ka edhe të pacientë me gjendje më të rëndë.

“Përkundër që ditëve të fundit që kemi rënie të numrit të pacientëve të cilat spitalizuar në Klinikën Infektive por kemi ende raste të rënda të cilat kërkojnë përkujdesje intenzive, për arsye se Klinika Infektive është në tendencë që të pranojë raste të rënda dhe të menaxhohet nga ana e infektologeve”. Një ndihmesë të madhe thotë se iu është dhënë edhe Klinikat tjera, të cilat po trajtojnë pacientë me COVID-19. Ajo thotë se ndihmë shumë të madhe iu kanë dhënë Klinika Pulmologjisë, Klinika e Neurologjisë dhe Mjekimi Intenziv Qendror.


“Në kohën kur kishte fluks të madh të pacientëve dhe Infektiva ishte në kapacitet të plotë duke punuar. Në ndihmë shumë të madhe na kanë dalë Klinika Pulmologjisë shumë më herët, ndërsa edhe Klinika e Neurologjisë e cila i pranonte rastet e dyshimta dhe në momentet që konfirmoheshin, varësisht nga vendi transferoheshin në Pulmologji apo në Infektivë por që ka pasur raste edhe kur janë mbajtur edhe aty në Pulmologji”.

“Sa i përket Mjekimit Intenziv Qendror si MIQ COVID dhe Mjekësia Sportive, ndërsa tani më kemi filluar t’i bartim edhe në Klinikën e Neurologjisë, të cilët janë dyshimtë por tanimë do të pranohen në Pulmologji, e që gradualisht do të transferohen në Klinikën Infektive”, tha ajo. Shqetësuese për të mbetet numri i madh i stafit shëndetësor i infektuar me këtë virus, teksa thotë se disa prej tyre tretmanin po e marrin pikërisht në Klinikën Infektive. Ajazaj-Berisha thotë se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Deri më tani kemi një numër më të madh të stafit shëndetësor të infektuar mirëpo pjesa më e madhe e stafit infeksionin e kanë marrë jo brenda hapësirave të Klinikës por jashtë saj, normal kemi familje dhe mundësia e marrjes së këtij infeksioni është më i madh”.

“Për momentin një staf shëndetësor i cili është i spitalizuar në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë duke marrë trajtime dhe një staf ndihmës, i cili është duke u trajtuar në këtë Klinikë”. Ajazaj-Berisha ka apeluar sërish që qytetarët t’iu binden rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Njoftimi i plotë i Institutit

115 TË SHËRUAR DHE 92 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 92 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 563 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.010.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore