Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Alarm nga Covid-19 në vend! Dy viktima dhe mbi 900 raste të reja

Alarm nga Covid-19 në vend! Dy viktima dhe mbi 900 raste të reja

Shifra alarmant nga Covid-19 janë regjistruar dhe në 24 orët e fundit.

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 973 raste të reja me COVID nga 2100 testime të kryera në total.  Ndërkohë për të disatën ditë radhazi janë regjistruar dy viktima, konkretisht një qytetar nga Gjirokastra 71 vjeç, një qytetare nga Tirana 75 vjeç.

Njoftimi i Ministrisë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2100 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 973 qytetarë, në këto bashki:

394 në Tiranë, 97 në Fier, 56 në Durrës, 44 në Berat, 34 në Kamëz, 33 në Vlorë, 29 në Shkodër, 25 në Lushnje, 24 në Lezhë, 23 në Sarandë, nga 18 qytetarë në Patos, Gjirokastër, 15 në Krujë, nga 12 qytetarë në Vorë, Elbasan, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Dimal, Peqin, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mat, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Pogradec, Kuçovë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Has, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Konispol, Memaliaj, Maliq, Cerrik, Gramsh, Prrenjas.

Janë 5,332 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Gjirokastra 71 vjeç, një qytetare nga Tirana 75 vjeç.

Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 973

Të shëruar në 24 orë 416

Të shtruar në spitale 29

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2100

 

Testime totale 1,860,959

Raste pozitive 285,731

Raste të shëruara 276,889

Raste Aktive 5,332

Humbje jete 3,510

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,236

Fier 488

Durrës 331

Vlorë 288

Shkodër 276

Berat 179

Lezhë 139

Elbasan 134

Gjirokastër 129

Korçë 71

Dibër 43

Kukës 18

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore