Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Akuza ndaj kompanive prodhuese të vaksinave anti-Covid: Po vënë fitimet para jetës njerëzore

Akuza ndaj kompanive prodhuese të vaksinave anti-Covid: Po vënë

"Amnesty International" akuzoi kompanitë kryesore farmaceutike në botë si fajtoret kryesore për krijimin e një "krize të pashembullt në raport me të drejtat e njeriut", duke mos siguruar vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19 për vendet e varfra.

Në një raport të publikuar të mërkurën, organizata e cila mbron të drejtat e njeriut, thotë se kompani si AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna, Novavax dhe Pfizer/BioNTech "nuk kanë arritur të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj të drejtave të njeriut", duke refuzuar të marrin pjesë në nismat globale të shpërndarjes së vaksinave dhe ofrimit të teknologjisë për prodhimin e tyre duke hequr dorë nga patentat mbi vaksinat.

Sipas organizatës vetëm një pjesë e vogël, ose 0.3 për qind e 5.76 miliardë dozave të shpërndara në të gjithë botën kanë shkuar te vendet me të ardhura të ulëta, ndërsa 79 për qind kanë shkuar në vendet me të ardhura të larta e të mesme. Sipas organizatës pabarazia po i çon sistemet e dobësuara shëndetësore edhe “më në ekstrem, si dhe po shkakton me dhjetëra mijëra vdekje çdo javë, të cilat mund të ishin parandaluar", veçanërisht në disa pjesë të Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë.

Organizata përllogarit se vetëm kompanitë Pfizeri/BioNTech dhe Moderna të marra së bashku do të fitojnë deri në fund të vitit 2022, 130 miliardë dollarë. "Përfitimet nuk duhet të vendosen kurrë përpara jetës së njeriut", tha Agnès Callamard, Sekretare e Përgjithshme e Amnesty International.

Organizata u bëri thirrje qeverive dhe kompanive farmaceutike t’u japin menjëherë 2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme për të përmbushur qëllimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar 40 për qind të popullsisë në këto rajone deri në fund të vitit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore