Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Aksidentet në punë, flet drejtori i qendrës për të drejtat në Punë: Kontratat formale, sektori i ndërtimit problematik

Aksidentet në punë, flet drejtori i qendrës për të

Aksidentet në punë, më i fundit këtë të shtunë, ku një 45-vjeçar humbi jetën teksa punonte në një firmë ndërtimi, po shtohen gjithnjë e më shumë.

Megjithë përmirësimin e legjilsacionit të punës, sërisht sektorët që prodhojnë më së shumti aksidente ne vendin e punës si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë teknike janë minierat dhe ndërtimi.

Këtë fakt e ka pranuar dhe në një intervistë për gazetën “Shqip”, drejtori i Qendrës për të Drejtat në Punë, Edison Hoxha.

Sipas tij, në sektorin e ndërtimit, zbatimi i ligjit dhe kontratat e punës janë formale dhe nuk respektohen. Hoxha thotë se punësimi mbetet I paqëndrueshëm dhe me përhapje të lartë informaliteti.

Sipas të dhënave të Inspektoriatit të Punës, gjatë vitit të shkuar humbën jetën rreth 34 persona, 15 prej të cilëve vetëm në sektorin e ndërtimit.

Si paraqitet situata në tregun e punës, a vijon të mbetet problem informaliteti?

Puna e zezë dhe sidomos ajo gri mbetet shumë e përhapur në sektorët privatë të ekonomisë. Kryesisht sektorët më të prekur janë ai i ndërtimit dhe shërbimeve tregtare.

Ka pasur disa raste aksidentesh në punë. A respektohet legjislacioni, kontratat e punës. Cili sektor po rezulton ende problematik?

Sektorët  më problematik sa i përket aksidenteve kanë qenë minierat dhe ndërtimi. Vitet e fundit sidomos ndërtimi është kthyer në sektorin më problematik sa i përket aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e punonjësve. Në këtë sektor na rezulton që legjislacioni dhe kontratat e punës janë totalisht formale dhe nuk respektohen. Punësimi në këtë sektor mbetet i paqëndrueshëm dhe me përhapje të lartë informaliteti.

A parashikon kodi i punës moshën deri kur mund të punësohen në sektorë të vështirë si ndërtimi?

Nuk parashikohet ndarje me sektorë por ligji ndalon çdo punë të vështirë për punonjës nën 18 vjeç. Punët e vështira janë përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe këtu patjetër hyn edhe puna në ndërtim.

A dëmshpërblehen familjet e viktimave? Keni pasur raste përfaqësimi në gjykatë apo ankesa?

Kemi pasur shumë ankesa nga punonjës të sektorit të ndërtimit të cilët ankohen për deklarim jo të rregullt të tyre si punonjës, mospagesë e sigurimeve shoqërore, deklarim të tyre me pagë minimale dhe një pjesë të pagës e marrin në dorë (puna gri), punësim i paqëndrueshëm dhe pagesa të shkëputura jo në vazhdimësi por vetëm kur ka punë dhe me ditë pune.

Asistenca jonë ndaj këtyre rasteve ka qenë administrative qoftë me ankesa të drejtpërdrejta tek punëdhënësit e tyre por edhe me ankesa drejtuar inspektoriatit të punës apo institucioneve të tjera kompetente ndërkohë që nëse do të ketë raste dhe gatishmëri nga punonjës jemi të gatshëm ti ndjekim edhe gjyqësisht dhe se çdo gjë ofrohet falas.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore