Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Afgania e Fondacionit Shoqëria e Hapur e strehuar në Durrës: Më ka marrë malli për Kabulin

Afgania e Fondacionit Shoqëria e Hapur e strehuar në Durrës:

Ghazaal Gabybyar ndodhet në një resort turistik në Shqipëri, e sigurtë bashkë me bashkëshortin dhe tre fëmijët pas evakuimit nga Afganistani. Por, në kokë nuk gjen qetësi. Mendimet për të njohurit që la pas dhe fatin e tyre nën rrezikun e talebanëve e mundojnë.

38-vjeccarja është e shqetësuar për të afërmit e tjerë dhe e shpërqëndruar nga shpërthimi që vrau mbi 180 njerëz në aeroportin e Kabulit, vetëm një orë para nisjes kaotike të avionit ku ndodhej.

Familja e saj, përfshirë një vajzë dymuajshe dhëtoi 36 orë me një autobus për në aeroport së bashku me aktivistë të tjerë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Para se të hipnin në avion, të enjten, dëgjuan një zhurmë të madhe dhe iu thanë se fluturimi mund të anulohej. Pas 40 minutash, hipën në avion që mori menjëherë lartësi, thuajse vertikale nga frika se mund të qëllohej.

Sulmi vetëvrasës në aeroport i së enjtes, i ndërmarrë nga dega afgane e ISIS-it, la të paktën 169 afganë të vdekur dhe 13 ushtarë amerikanë.

“Ka momente në jetë kur ndjehesh fajtorë pse je gjallë. Mund të ishim edhe ne atë. Ata njerëz që humbën jetën kanë familje, ishin të rinj”, tha refugjatja afgane e strehuar në Shqipëri për Associated Press.

Tani aktiviste me “Fondacionin Shoqëria e Hapur”, Habibyar nuk mund të diplomohej në Afganistan kur ishte e re, nga frika e talebanëve. Për këtë arsye u edukua në Australi. Pavarësisht mundësive që kishte atje, ajo u rikthye në Kabul në 2006. Që prej atëherë ka punuar në shumë poste publike, përfshirë si zv.ministre e Minierave dhe Karburanteve, duke u përpjekur që të bëjë diferencën, sado të vogël.

Ajo thotë se Afganistani ka ndryshuar për mirë në 20 vitet e fundit, duke shtuar se nuk “është Afganstani i 1996-s. Por, në rajonet e qeverisura nga talebanët, shkollat e vajzave u mbyllën, gratë nuk u lejuan që të punojnë.

“Nëse kjo është një provë paralajmëruese se ccfarë do të ndodhë, na duhej të largoheshim. Sërish, ndaj mënyrës se si NATO dhe SHBA u larguan nga vendi ka kritika.

“Kjo tragjedi, kjo tragjedi humanitare që po ndodh tani mund të ishte shmangur dhe i gjithë procesi i evakuimit mund të ishte menaxhuar shumë herë më mirë”, shprehet ajo.

Habibyar nuk e ka të qartë se ccfarë rezervon e ardhmja e afërt për të, por është e qartë se “do t’i duhet kohë që të marrë veten psikologjikisht, mendërisht, emocionalisht nga gjithccka që kanë kaluar”. Që tani thotë se i mungon Kabuli dhe “frytet në anë të rrugës kur shkonte në punë dhe cicërimat e zogjve në mëngjes”.

Habibyar i kërkoi një premtim djalit të saj, Hamzait 6-vjeccar kur u nisën në fluturim nga Kabuli. Ai ishte duke qarë pasi nuk donte të largohej.

“I thashë që duhet të më premtonte që të studionte dhe të rikthehej pas si dikushi”, thotë ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore