Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Adoleshentët, pre e dhunës e abuzimit/ Ekspertët: Të ndërhyhet në kurikulat e shkollës për t’i parandaluar

Adoleshentët, pre e dhunës e abuzimit/ Ekspertët: Të

Adoleshentët në Shqipëri janë të rriskuar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, shtatzëni të padëshiruara, dhuna për shkak të gjinisë dhe abuzimi seksuale.

Shifrat e larta të abuzimit seksual që raportohen janë shkak i mungesës së informacionit.

Ndonëse në shkollat tona bëhet edukatë seksuale, nxënësit kanë shumë mangësi, nuk dinë të dallojnë format e dhunës dhe abuzimit seksual dhe më keq akoma,nuk kanë kurajo ti tregojnë.

Një studim i bërë për herë të parë me nxënësit e një shkolle në Tiranë tregon se si duke i informuar ata mund të parandalojmë që fëmijët tanë të jenë pre e abuzimeve seksuale apo e dhunës.

Përveç prindërve për të mësuar fëmijët tanë si të mbrohen nga dhuna dhe abuzimet seksuale duhet të ndërhyjmë në kurikulat e shkollës.

Në një raport të Komisionerit për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, thuhet se një pjesë ne pesë fëmiëj rezulton të jetë subjekt i ngacmimit në shkollat shqiptare. / Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore