Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

A rrezikojmë një valë të 4 në vjeshtë nga mutacioni i Covid-19? Flet mjeku i njohur: Në Shqipëri pres që...

A rrezikojmë një valë të 4 në vjeshtë nga

Temperatura të larta, lirime kufizimesh, atmosferë relaksuese, ulja e rasteve të infektimit duket sikur i kanë bërë qytetaret të harrojnë situatën e Covid dhe rrezikun që sapo kemi kaluar.

Pandemia nuk ka marrë fund. Sa i madh është në vjeshtë rreziku i një vale të katërt nga mutacionet e virusit duke qenë se ditët e fundit nga 0 kanë filluat të shfaqen 3 apo 4 raste infektimi në ditë?

Kjo ishte pyetja e ngritur sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në lidhje “Skype” nga Zvicra ishte mjeku epidemiolog, Taulant Muka. Sipas tij, fatmirësisht Shqipëria ka një përfitim që është moti.

“Tani janë temperaturat e larta dhe njerëzit e kalojnë kohën jashtë. Ne tashmë e dimë se virusi nuk përhapet në ambientet e jashtme. Por fatkeqësisht kemi një numër të lartë të vdekjes. Por tani kemi edhe një imunizim natyral, pasi janë prekur shumë persona nga Covid. Pres që vera të jetë e qetë, nuk duhet të panikosemi”, tha Muka.

Mjeku epidemiolog u shpreh se duhet të përgatitemi për rrethanat e vjeshtës dhe dimrit, për të pasur aftësitë tona për të kuptuar se çfarë ndodh jashtë.

“Nuk besoj se do të jetë njësoj si ajo që kemi përjetuar në këto muaj, por ngelet për tu parë se çfarë ndodh me gripin sezonal, duke qenë se u harrua nga koronavirusi. Nuk ka qenë prezent gripi sezonal gjatë këtyre muajve. Kanë ndikuar faktet se udhëtimet janë limituar, më pak variante nga gripi”, tha Muka.

I pyetur në lidhje me krijimin e një doze të tretë të një tjetër vaksine për t’u injektuar te personat që kanë marrë vaksinën kineze, mjeku i njohur tha se po mendohet për grup moshat që janë më shumë në rrezik.

“Është njësoj që është bërë për gripin, për një imuntet të shtuar, kush dëshiron mund ta bëjë. Është për të gjitha vaksinat, jo vetëm për atë kineze”, shtoi Muka.

“Besoj se pasaporta nuk do të funksionojë në kohë. Izraeli është e para që e aplikoi dhe e hoqi. Në SHBA nuk është bërë e detyrueshme. Është një formë presioni pozitiv për të bërë qytetarët që të shkojnë të vaksinohen. Në Bashkimin Evropian vaksina kineze nuk njihet. Por kjo ndryshon edhe nga shteti në shtet, nuk ka një uniformë në gjithë BE. Në Zvicër nuk besoj se mund të vish me vaksinën kineze”, përfundoi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore