Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin

Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, teksa besimtarët myslimanë do të duhet të agjërojnë nga data 12 prill deri më 12 maj. Sipas ritit fetar, përgjatë këtyre ditëve agjëruesit nuk hanë dhe as pinë asgjë nga lindja e diellit deri në perëndim.

Mirëpo për shkak të pandemisë, ajo që duan të dinë besimtarët është nëse prishet agjërimi në momentin që merr vaksinën gjatë muajit Ramazan. Lidhur me këtë, ka ardhur reagimi i disa mjekëve kryesorë myslimanë.

Ka qenë Dr Farzana Hussain, një myslimane dhe mjeke e përgjithshme në The Project Surgery në Londrën Lindore, e cila u ka kërkuar njerëzve që edhe gjatë muajit Ramazan të marrin vaksinën Covid-19, duke theksuar se injeksioni nuk e prish agjërimin e tyre.

Dr Farzana Hussain: Marrja e vaksinës nuk do të prish agjërimin pasi nuk është ushqyerje, dhe kështu nuk ka absolutisht asnjë arsye pse ta refuzoni nëse jeni ftuar për të marr vaksinën AntiCovid.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore