Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

A po zhduket covid? Vetëm 3 të shtruar në spital, situata nga veriu në jug dhe sa raste aktive ka në total

A po zhduket covid? Vetëm 3 të shtruar në spital, situata nga

Numri i rasteve aktive me covid në Shqipëri ka zbritur në 107, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua vetëm 1 rast me covid.

Shifra që tregojnë se situata epidemiologjike në vendin tonë është pozitive. Gjithsesi, Shkodra vijon të mbajë numrin më të lartë të të infektuarve me 36 raste aktive, e ndjekur nga Tirana me 31 raste dhe Durrësi me 11 raste.

Gjirokastra, Korça dhe Fieri kanë vetëm nga 1 rast aktiv me covid, ndërsa Kukësi ka 2 raste aktive.

Në Berat raportohen 8 raste aktive, 7 në Lezhë, 6 në Elbasan dhe 3 në Dibër. Prej disa ditësh, Vlora vijon të jetë pa asnjë rast, duke u bërë qarku i parë që ka fituar betejën me koronavirusin.

Vetëm tre pacientë në spital

Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

11 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Gjithsesi, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore