Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

A ndikojnë gjenet e metabolizmit në luftën kundër Covid-19? Dasho: Personat me grup gjaku 0...

A ndikojnë gjenet e metabolizmit në luftën kundër Covid-19?

Covid-19 ka patur impakt shumë të keq në shoqëri, ndërsa plagët që ka lënë në familje kanë qenë të mëdha. Fakti është që ka patur shumë raste që koronavirusi ka goditur të njëjtën familje apo fis. Prandaj dhe pyetja që shtrohet është shumë e thjeshtë: A ndikojnë gjenet e metabolizmit në luftën kundër Covid-19?

Kjo temë u diskutua sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania ishte mjeku i njohur, Erion Dasho.

Ai u shpreh se kërkimi shkencor ditët e sotme i kalon kufijtë e një vendi dhe që prej fillimit të pandemisë, edhe revistat e njohura që janë me pagesë, tani i kanë falas informacionet për Covid-19.

Dasho u shpreh se përveç gjeneve, moshës, mbipeshës apo pranisë së sëmundjeve të caktuara, u vunë re edhe disa sjellje të çuditshme.

“Persona me moshë të re dhe me fizik goxha të mirë, kanë kaluar rëndë sëmundjen e madje ka patur edhe raste fatale ku kanë ndërruar jetë”, tha mjeku.

Më pas mjeku u shpreh se, “fakti që personat mund të jenë të shëndetshëm, zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, domethënë ka faktorë që luajnë në gjene”.

Dasho u shpreh se personat që e kanë grupin e gjakut 0, kanë predispozitë më të ulet që të preken nga virusi. “Sipas studimeve që janë të bazuara në statistika, këto persona me këtë grup gjaku, kanë më pak gjasa që mund të kalojnë me vështirësi Covid-19”, shtoi ai.

“Personat që mbajnë disa gjene, kanë predispozitë që të kalojnë Covid-19 më rëndë. Gjene që janë në popullata të caktuara, ku sipas studimit ku kam lexuar, mbaj mend se kanë qenë në Indi. Këto gjene ishin më të shpeshta në Indi dhe Indonezi”, vijoi Dasho.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore