Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

A mund të marrim dy doza të ndryshme vaksine, Sputnik apo AstraZeneca? Ekspertja sqaron procesin

A mund të marrim dy doza të ndryshme vaksine, Sputnik apo AstraZeneca?

Erida Nelaj përgjegjësisë e programit të vaksinimit kombëtar, gjatë një prononcimi për gazetarët tha se vaksina Sinovac është e lehtë në përdorim.

‘Kjo është një vaksinë që ruhet plus 2 plus 8. Dhe ne kemi marrë të gjitha masat që të respektohet zinxhiri i ftohtë. Është e lehtë në përdorim. Duhet të merren dy doza, një tani dhe një pas një muaji e pak.

Nga sot në mëngjes shumë qendra shëndetësore kanë marrë vaksinat dhe po vaksinohen edhe ato. Ato që kanë kaluar COVID, minimumi një muaj dhe pastaj në varësi të gjendjes se si është pacienti. Ne jemi në pritje dhe të vaksinës Pfizer dhe Astra Zenecan do të kemi sasi vaksinash, njerëzit të kenë durim dhe të takohen me mjekun e familjes.

Këtë lloj vaksinimi nuk ka alternime do të jetë e njëjtë me atë të parën. Astra Zeneca ka një diferencë dy deri në tre muaj, do të presin atë që ta bëjnë pas dy muajsh. A mund të zgjedhin? Në këtë situatë ne nuk mund të zgjedhim, nëse një mjek familje të njofton për  vaksinim do të bëjmë atë që na ofrohet. Nëse dikush thotë nuk do ta bëj vaksinimin do të pritet një kohë tjetër për tu kryer vaksinimi.’- tha Nelaj.

Pyetjes nëse një persona mund të marrë dy vaksina të ndryshme, një AstraZeneca dhe një më pas Sinovac apo Sputnik, ekspertja theksoi se "personi duhet të marrë dy dozat e njëjta, e se nuk mund të marrë dy doza të ndryshme".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore