Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

A mund të infektohemi dy herë nga Covid? Epidemiologu jep lajmin e mirë: Ja qeliza që e shmang

A mund të infektohemi dy herë nga Covid? Epidemiologu jep lajmin e

“Ai që konsumohet nga shqetësimi, është po i njëjti që ka edhe imunitetin natyror të reduktuar.”Cituar nga Sunday Adelaja  Lajme të mira mbi imunitetin miqtë e mi!

Shumë vetë janë të shqetësuar nga rastet e ri infektimeve me COVID-19, sepse këto pak raste janë pasqyruar edhe mediatikisht, duke hiperbolizuar kështu dimensionin e tyre të vërtetë.

Për kronikë, deri më sot janë të dokumentuar me ri infektim të sigurt 6 persona dhe të dyshuar 4 persona në të gjithë globin, ndërkohë që rastet me COVID-19 janë aktualisht 40 milionë.

Pra gjasat e ri infektimit janë deri më sot 1 ndër 4 milionë!Unë do të thosha të ulëta, si mendoni ju? Megjithatë, sa herë ka dyshime, sytë hidhen nga studimet shkencore!

Sa zgjat imuniteti i antitrupave? Studimi i fundit, publikuar më 25 shtator 2020 në prestigjiozen mBio (organ i Shoqatës Amerikane të Mikrobiologjisë), hulumtoi pikërisht prodhimin e limfociteve B të kujtesës pas infektimit nga SARS-CoV-2.

Ky studim është kryer nga Universiteti i Rochester (SHBA) dhe është financuar pjesërisht nga National Institute of Allergy and Infectious Diseases (SHBA), institut i cili kryesohet nga Prof. Anthony Fauci.

Lajmi i parë i mirë është se ky punim është studimi i parë shkencor që tregon se SARS-CoV-2 indukton formimin e limfociteve B të kujtesës.

Për shpjegim: Limfocitet B të kujtesës janë qeliza imunitare me jetë të gjatë që zbulojnë viruset, krijojnë antitrupa për t’i shkatërruar ato dhe i “mbajnë mend” për të ardhmen.

Pra, herën e dytë që ky virus mundohet të hyjë në trup, limfocitet B të kujtesës futen menjëherë në veprim në kohë shumë më të shpejtë për të zhdukur infeksionin përpara se ai të fillojë sëmundjen.

Duke qenë se limfocitet B të kujtesës mund të mbijetojnë dekada, ato mund t’i mbrojnë personat që e kanë kaluar COVID-19 nga infeksionet e ardhshme për një kohë shumë të gjata (ndoshta të gjithë jetën), por nevojitet më shumë kërkim shkencor në këtë drejtim.

Lajmi i dytë i mirë është se ky punim është gjithashtu studimi i parë që raporton kryq-reagimin e limfociteve B të kujtesës.

Për shpjegim: Limfocitet B të kujtesës, që janë formuar vite më parë kundër koronaviruseve të tjera të gripit të zakonshëm, duket se njohin dhe reagojnë edhe kundër SARS-CoV-2.

Autorët e studimit (ekspertë të sëmundjeve infektive në Universitetin e Rochester – SHBA) mendojnë se ata që janë infektuar më parë nga një koronavirus i zakonshëm (që pak a shumë do të thotë “të gjithë”) mund të kenë njëfarë niveli imuniteti para-ekzistues kundër COVID-19.

 Udhëheqësi i studimit, Prof. Dr. Mark Sangster, Profesor Kërkimor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë, është shprehur se: “Kur kontrolluam gjakun e personave të shëruar nga COVID-19, pamë se shumë prej tyre kishin një koktej limfocitesh B të kujtesës para-ekzistuese, të cilat mund ta njihnin SARS-CoV-2 dhe të prodhonin me shpejtësi antitrupat që e sulmonin atë.”

Kampionët e gjakut të përdorur në studim për krahasim ishin marrë 6 deri në 10 vite më parë, shumë më parë se sa të kishin mundësinë të infektoheshin me COVID-19.

Gjithashtu u përdorën edhe kampionë gjaku nga persona që po shëroheshin nga forma të lehta ose të moderuara me COVID-19.

Nga këto kampionë gjaku, autorët matën nivelet e limfociteve B të kujtesës dhe antitrupat që sulmonin pjesë karakteristike të proteinës “Spike” ose S, të cilat ekzistojnë në të gjitha koronaviruset dhe janë thelbësore për të bllokuar hyrjen e viruseve në qeliza.

Shpjegim: Proteina S ka pamje të ndryshme dhe sillet paksa ndryshe në çdo betakoronavirus, por një prej përbërësve të saj (“nën njësia S2”) mbetet pak a shumë njësoj në të gjitha koronaviruset.

 Limfocitet B të kujtesës nuk i dallojnë dot nën njësitë S2 të beta koronaviruseve të ndryshme dhe, si rrjedhojë, i sulmojnë të gjitha, përfshirë edhe SARS-CoV-2.

Cili është hapi i ardhëm i studimit?

Prof. Dr. David Topham, tjetër bashkëautor i studimit, deklaron se: “Tani duhet të zbulojmë se si korrelon ky koktej limfocitesh B të kujtesës para-ekzistuese me format më të lehta dhe me ecuritë më të shpejta të sëmundjes, ose nëse ndihmojnë në përmirësimin e efektivitetit të vaksinave kundër COVID-19”. Studimet ecin përpara miqtë e mi! Ndërkohë ne ruajmë veten dhe të tjerët!/ Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore