Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

A mund të bëjnë grafi fëmijët me COVID? Mjeku pneumolog sqaron kur këshillohet përdorimi i skanerit

A mund të bëjnë grafi fëmijët me COVID? Mjeku pneumolog

Mjeku pneumolog, Adrian Jorgji në një intervistë për ‘News24’ i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që shqetësojnë sot qytetarët, të cilët përballen me dilema sapo iu nisin simptomat e para të COVID-19.

Jorgji tha se kurimi për koronavirusin varion sipas simptomave të secilit pacient. Mes të tjerash ai tha se e gjitha bota po përballet me shifra në rritje të rasteve me COVID, ndërsa shtoi se problematikë për përhapjen e virusit janë bërë fëmijët dhe të rinjtë. Po ashtu, mjeku sqaroi edhe rolin e grafisë, apo dhe dita kur është e këshillueshme bërja e skanerit.

"Është shumë shqetësuese situata tek fëmijët e vegjël. Po marr si shembull Italinë, ku po bëhet një bisedë e madhe rreth kësaj çështje. Fëmijët e marrin virusin në shkolla dhe ua transmetojnë prindërve apo gjyshërve. Ata kanë ndikuar shumë tek rritja e infeksioneve, sidomos me format e reja që po vështirësojë punën".

Rekomandohet grafia tek fëmijët?

Në dëmtimet e COVID grafia nuk është një armë që ndihmon shumë. Sidomos në fazën e parë. Në fazën e parë ajo thuajse nuk tregon asgjë. Kjo e bën të vështirë diagnostikimin. Unë mbështetem shumë tek klinika.

Ka njerëz që kanë kaluar COVID dhe unë nuk iu kam bërë skaner, kjo duke u ndikuar dhe nga shenjat e pakta klinike. Këtu duhet dhe marrëveshje ‘zotërinjsh’ me pacientët që ‘ndiqemi në këtë mënyrë dhe shohim rrugës’. Skaneri është zgjedhje, e mjekut sa i përket klinikës së pacientit, por dhe e këtij të fundit. Pacienti sa vjen thotë; unë dua të bëj skanerin. Unë iu them; ‘skaneri nuk mjekon’.

Është një ekzaminim që nuk doli sot, por aplikohet prej shumë vitesh. Nuk e quaj korrekte këtë bisedë, por nga ana e atyre që e ngrenë këtë problem. Kam dëgjuar abuzime me këtë temë. Ai do duhet të bëhet kur është e domosdoshme. Kur kërkohet nga mjeku, për të tjerat pastaj kam rezerva.

Përgjigja ndaj COVID, po bien dakord i gjithë komuniteti shkencor në botë, është individual. Ndaj jam pro ndjekjes individuale, dhe jo përmes telefonit. Pacienti dëgjohet me vesh dhe përmes ankesave të tij. Për skanerin do të thoja se nuk duhet të bëhet më parë se dita e 7.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore