Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi

“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon

Sipas statistikave të INSTAT, gjatë vitit 2020 lindën 28.075 foshnja. Kjo do të thotë 1,7 % më pak krahasuar me një vit më parë. Kjo temë u diskutua ditën e sotme në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel, ku e ftuar ishte gjinekologia e njohur, Mimoza Keta.

Ajo u shpreh se prindërit kanë frikë të sjellin në jetë një fëmijë në këtë periudhë të pandemisë së koronavirusit. Keta tregoi se ka pasur çifte që kanë shkuar tek ajo për vizitë dhe i kanë thënë se nuk duan të lindin derisa të kalojë pandemia.

“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon

“Drejtohen te mjeku për ti ndihmuar të lindin aq fëmijë sa duan. Gjatë periudhës së pandemisë, nuk kanë rënë konsultimet, por ka dhe çifte që pas këshillimit për të ngelur shtatzënë, thonë  a mund ta provoj pas pandemisë. Shumica  e atyre që vijnë për konsultim, pyesin a rrezikon fëmija, po unë. Në studimet e para u tha që nuk ka rrezik që virusi të kalojë nga nëna te bebi, por më vonë studimet ndryshuan dhe u tha se mund të infektohet”, përfundoi gjinekologia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore