Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“A kanë ardhur variantet e reja të Covid-19?”/ Mjeku i njohur: E papranueshme humbja e të rinjve nga koronavirusi

“A kanë ardhur variantet e reja të Covid-19?”/ Mjeku i

Mjeku i njohur, Erion Dasho, ishte ditën e sotme në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, për të folur rreth ngjarjeve të fundit të shkaktuara nga Covid-19

Ditën e hënë ndërruan jetë një 17-vjeçar dhe një 32-vjeçare, e cila ishte edhe shtatzënë. E reja ndërroi jetë pasi lindi fëmijën, që është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas Dashos, në Shqipëri problemi kryesor është se 52 për qind e personave që humbasin jetën nga koronavirusi është nën moshën 70-vjeçare.

“Cilësia jonë e kujdesit lë për të dëshiruar. Të gjithë e dinë se nën 70 vjeç kanë një imunitet më të lartë dhe se rreziku për të humbur jetën është mbi 70. Por të kesh humbje jetë nën 70 vjeç nga Covid, është e papranueshme. Nuk është fjala për neglizhencën e personave, por është dështim i testimit, gjurmimit dhe trajtimit të tyre”, tha Dasho.

Mjeku i njohur shtoi se nëse ka testime të hershme, atëherë edhe diagnoza është e shpejtë dhe trajtimi në hapat e parë.

“Ne në Shqipëri nuk e kemi kulturën e kujdesit parandalues dhe kujdesit të hershëm. Por ministria e Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik do të kishin një komunikim më të mirë me njerëzit”, tha Dasho.

Ndërsa i pyetur nëse ka mundësi që në Shqipëri të kenë ardhur variantet e reja të Covid-19, mjeku i njohur tha se ai anglez edhe mund të ketë ardhur në Shqipëri.

“Kanë ardhur disa analiza në Gjermani për t’u testuar dhe pritet të vijë përgjigja. Ai anglez ka ardhur prej kohësh në Shqipëri. Për nivelet e shkëmbimit që kemi me Anglinë dhe me shkëmbimin e ulët të kujdesit, virusi i ri anglez ka ardhur prej kohësh në Shqipëri”, tha Dasho.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore