Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

A infektohemi me koronavirus nga ushqimet që blejmë? Ja çfarë thotë OBSH

A infektohemi me koronavirus nga ushqimet që blejmë? Ja

Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirusin e ri në Wuhan të Kinës, në fundin e vitit 2019, organizatat kryesore ndërkombëtare të shëndetit kanë nxjerrë rekomandime të ndryshme, për atë se si njerëzit të zvogëlojnë rrezikun e infektimit.

Një prej gjërave që njerëzit nuk kanë mundur të shmangin, pavarësisht masave izoluese që u vendosën në pothuajse të gjithë vendet e botës ishte shkuarja në dyqane ushqimore dhe blerja e produkteve esenciale.

Kjo ka rritur shqetësimin se njerëzit mund të infektohen me koronavirus, duke qenë në kontakt me produktet ushqimore që blejnë. Por, sa ka rrezik që të infektohemi me koronavirus në këtë mënyrë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thotë se nuk ka konfirmuar asnjë rast që COVID-19 është transmetuar përmes ushqimit apo ushqimeve të paketuara. Ndërkaq, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se deri më tani, nuk kanë gjetur asnjë të dhënë se prekja e ushqimeve apo konsumimi i tyre, lidhet me infektimin me koronavirus.

A mund të infektohemi nga ushqimet e blera?

Sëmundja COVID-19 është një sëmundje që bartet nga njeriu në njeri, kryesisht përmes pikëzave që lëshohen kur një njeri flet, kollitet apo teshtinë. Por, virusi bartet edhe duke prekur sipërfaqe të kontaminuara.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, thonë se megjithatë, infektimi nga koronavirusi përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara me virus, nuk është rruga kryesore e transmetimit të këtij virusi.

“Ka gjasa që një person të preket nga COVID-19 duke prekur sipërfaqe apo objekte që janë të kontaminuara me virus dhe më pas të prekin gojën e tyre, hundën apo edhe sytë. Por, kjo nuk është rruga kryesore e shpërndarjes së virusit. Në përgjithësi, koronavirusi ka shumë pak gjasa të mbijetojë në sipërfaqe, prandaj ka shumë pak gjasa që ai të shpërndahet përmes produkteve të paketuara ushqimore”, thotë ky institucion, që është kryesori në SHBA për parandalimin e sëmundjeve.

Edhe Komisioni Evropian, përmes një raporti të publikuar mbi sigurinë e produkteve ushqimore gjatë pandemisë COVID-19, thekson se edhe pse kanë gjetur gjurmë të virusit në sipërfaqe të ndryshme të produkteve ushqimore si paketime të kartonit apo të plastikës “nuk ka asnjë të dhënë se paketimet e kontaminuara, që i janë ekspozuar kushteve të ndryshme të ambientit dhe temperaturave të ndryshme transmetojnë infeksionin”.

Megjithatë, ky Komision, thotë se për të ulur rrezikun nga infektimi përmes produkteve ushqimore, që mund të jenë të kontaminuara me koronavirus, personat që i prekin ato duhet të lajnë duart që të shmangin rrezikun.

A duhet t’i dezinfektojmë gjërat ushqimore që i blejmë?

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA kanë dalë me rekomandime se si duhet të veprojnë njerëzit pasi të blejnë produktet ushqimore.

Sipas këtij institucioni, nuk duhet të përdoren dezinfektues me përmbajtje alkooli, për të dezinfektuar produktet ushqimore që janë të paketuara me karton apo të mbështjella me plastikë.

Sa i përket produkteve të freskëta ushqimore, të tilla si pemët dhe perimet, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po ashtu rekomandojnë që këto produkte të mos lahen me sapunë, dezinfektues të duarve, alkool apo me ndonjë produkt tjetër të ngjashëm që ka kimikate.

“Pemët dhe perimet mjafton që të lahen me ujë të çezmës”, rekomandon ky institucion.

REL

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore