Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm

A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar në “News 24” foli për faktin se a do të ndërmerren masa të tjera ndaj koronavirusit, deklaroi se gjithçka varet nga rastet javore të infeksioneve.

Rakacolli theksoi se gjithçka varet nga rastet javore të infeksioneve dhe se fjalën e fundit e thonë epidemiologët.

“Masat merren në bazë të numrave të rasteve dhe vdekjeve. Masat merren në përputhje me shkencën epideologjike. Shumë dalin në TV dhe shprehen sikur të jenë ekspertë të epidemiologjisë, janë ekspertë epidemiologë që e bëjnë. Numër tjetër është edhe mesatarja e rasteve javore, numri i të shtruarve, edhe hetimi epidemiologjik.

Pas çdo rasti që del pozitiv, bëhet hetim epidemiologjik dhe nxjerr arsyen se përse ky individ është infektuar. Kështu, krijon idenë e shpërndarjes. Ndërthurja e faktorëve në fund jep një përfundim. Ekspertët epidemiologjik janë ata që vendosin. Janë ulur rastet ditore, kanë shkuar nën 1000 rastet mesatare javore”, u shpreh Rakacolli.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore