Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“A do jenë pushim shkollat në datën 6?”/ Evis Kushi sqaron se çfarë do të ndodhë me nxënësit

“A do jenë pushim shkollat në datën 6?”/ Evis Kushi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi me anë të një statusi në Facebook ka bërë të ditur se dita e martë nuk do të jetë pushim dhe mësimi do të vijojë normalisht.

Dilema në lidhje me datën 6 lindi për faktin se në ditën e martë do të mbahet Samiti i Bashkimit Europian dhe në media qarkulluan lajme se ajo ditë do të ishte pushim.

Kushi shkroi se s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor për shkak të vizitës së liderëve evropianë, ndërsa u bëri thirrje mësuesve që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë.

Reagimi i plotë

E detyruar nga pyetja e vazhdueshme “A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë.

Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore