Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

7 ditë vetizolim/ Kosova ashpërson masat për qytetarët që vizitojnë Shqipërinë dhe...

7 ditë vetizolim/ Kosova ashpërson masat për qytetarët

Prej më shumë se pesë muajsh, qytetarët e Kosovës po perballen me pandeminë COVID-19, por numri i rasteve pozitive sot ka qenë alarmues. Kjo nxiti Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë të paralajmërojnë edhe masa të reja. Vendimet e shqyrtuara pritet të hyjnë në zbatim nga data 30 e këtij muaji.

Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë disa masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Një nga vendimet e ashpërsimit të masave, është edhe ai për vizitorët e vendeve fqinje si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Bëhet e ditur se nga 30 korriku 2020, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë infeksioni (Republika e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë) obligohen të vetizolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

“Prej datës 30/07/2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre” është ky propozim- vendimi.

Po ashtu nga 30 korrikut, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës (qytetarët me leje qëndrim, leje qëndrim të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndetshëm nga COVID-19 me testin RT-PCR në Sars COV-2, në të kundërtën obligohen të vetizolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Kurse, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi se sot ka zhvilluar një takim me drejtorët dhe inspektorët e komunave të Kosovës, dhe se gjatë kësaj jave do të rishikohen masat anti-Covid.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se në çdo komunë, masat duhet të respektohen në mënyrë strikte dhe të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
“Sot gjatë takimit me drejtorët e inspektorëve të komunave të Kosovës, prej të cilëve kërkova koordinim më të mirë ndërmjet inspektorateve komunale me inspektoratet tjera. Gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave dhe mekanizmave funksionalë që ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë dhe sigurojnë kontrollimin dhe respektimin e masave, në të gjitha komunat e Kosovës! Në çdo komunë, masat duhet të respektohen në mënyrë strikte dhe të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies!”, ka shkruar ai.

Aktualisht në Kosovë janë 3.201 raste aktive me koronavirus. Ndërkohë, që nga regjistrimi i rastit të parë më 13 mars të këtij viti, pozitivë në Covid-19 janë konfirmuar 7.413 persona.
Në fillim të këtij muaji, Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti miratoi masat e reja kundër Covid-19.
Ndër tjera, nga 6 korriku të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafeteritë, klubet e natës dhe të ngjashme): iu ndalua funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo bëri që sot gastronomët të protestojnë para Qeverisë, dhe paralajmeruan protestë të ngjashme edhe në ditët në vazhdim, nëse nuk do të ndryshojë vendimi i ekzekutivit.

Monitor

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore